12 viktima pas stuhive të shirave në Itali, dallgët shkuan deri në 6 metra

KMA NEWS / 12 viktima pas stuhive të shirave në Itali, dallgët shkuan deri në 6 metra

Ka ditë që Italia është përfshirë nga rrebeshe e stuhitë. Vetëm në Palermo natën e së dielës më 4 nëntor, u nxorrën 9 viktima nga një shtëpi. Banorët ishin gjetur në befasi nga ujërat.

Kjo video tregon se çfarë ndodhi gjatë përmbytjeve të fundit në Itali. Një dallgë gjigante godet fuqishëm një restorant në Arenzano pranë Genova. Punëtorët u munduan më kot që të rezistojnë, por fuqia e ujit është e frikshme. Në këtë rajon u regjistruan dallgë deri në 6 metra.   

Në natën e së dielës më 04 Nëntor në një “ndërhyrje dramatike”, zhytësit nxorrën nëntë kufoma nga një shtëpi e përmbytur në ishull, bëri të ditur qendra e zjarrfikësve në twitter- Fatkeqësia ndodhi në afërsi të Palermos, në Casteldaccia. Niveli i lumit u rrit me shpejtësi pas shirave të rrëmbyer, siç kanë njoftuar mediat italiane. Ndër viktimat ishin edhe dy fëmijë dhe një 15 vjeçare. „Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur”, tha kryetari i bashkisë së Casteldaccias, Giovvani di Giancinto, për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA.

Italien Unwetter (Getty Images/AFP/M. Medina)

„Pamje apokaliptike”

Ndërsa në provincën Agrigent humbën jetën dy italianë që jetonin në Gjermani. Edhe një person tjetër u nxorr i vdekur nga makina e tij, bënë të ditur forcat e shpëtimit.

E gjithë Italia vuan, u shpreh kreu i emergjencës civile italiane, Angelo Borrelo. Por situata më dramatike është në Venecia. „Shohim skena apokaliptike”, tha Borelli.

Italien Unwetter Sturm Flut (Getty Images/M. Bertorello)

Era me shpejtësi 180 km në orë ka shkretuar pyjet, edhe rrugët janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave. Në shumë rajone mungon drita dhe uji. Të dielën ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini viziton rajonin e Venecias.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img