Xhafaj pret ministrin britanik të Sigurisë Ben Wallace

KMA NEWS / Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj priti sot ministrin e Shtetit për Sigurinë në Britaninë e Madhe, Ben Wallace. Dy ministrat diskutuan mbi gjetjen e mundësive dhe pikave të përbashkëta të interesit dhe për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri Xhafaj i parashtroi zoti Wallace prioritetet e detyrës së tij, duke u ndalur tek lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, krimit të organizuar e grupeve kriminale, si dhe në promovimin e integritetit të punonjësit të shtetit përmes shtrirjes së procesit të Vetting-ut edhe në radhët e Policisë së Shtetit.

Në fokus të takimit, mbajtur në zyrën e ministrit të Brendshëm, ishin çështjet që prekin sigurinë në të dy vendet. Ministri Wallace e konsideroi bashkëpunimin dhe partneritetin me palën shqiptare, ndër më të suksesshmet.

Palët u dakordësuan për ardhjen në Shqipëri të 3 oficerëve të policisë britanike në mënyrë të përhershme, për të rritur shkëmbimin dhe cilësinë e informacionit, të kapaciteteve inovative që ka në përdorim policia, si edhe trajnime për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Me kërkesë të ministrit Xhafaj, pala britanike u shpreh e gatshme për të ofruar asistencë për Akademinë e Sigurisë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img