SHQIPTARI NEWS – Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për mediet u shpreh se shumë shpejt opozita e bashkuar do i rikthehet protestave. Basha sqaroi se opozita e bashkuar do të organizojë një rezistencë mbarëpopullore dhe gjatë protestave do të respektohen edhe kushtet higjenike.
“Aty ku sot u dhunua teatri u përgatit flijimi i lirive të çdo qytetari. Synimi ynë është që këtë zemërim që e ndjemë të gjithë sot, në shpirtrat tanë, rruga për ta shporrur këtë bandit është me votën masive. E kuptoj këtë frustim, është frustimi jot, me siguri je pa gjumë. prandaj të lutem shumë më jepni pak mirëkuptim. Do të organizojmë një rezistencë mbarëpopullore. Do të zhvillojnë protestat duke respektuar kushtet higjenie. Do t’i bëjmë thirrje qytetarëve për të protestuar kundër këtij rregjimi, ne sot jemi krah çdo qytetari që dhunohet”, tha Basha.
Opozita rikthehet me protesta. Kryedemokrati Lulzim Basha në një prononcim për mediat është shprehur se opozita e bashkuar do të nisë menjëherë rezistencën mbarëpopullore. Basha gjithashtu ka përmendur edhe marrëveshjen e tri viteve më parë me Ramën, duke e konsideruar të gabuar.





