SHQIPTARI NEWS – Mati që njihet si kryeqendra e Ilirëve, ka një pasuri të çmuar kulturore dhe trashëgimore, por që nuk vlersohe, si nga pushtetet lokale po ashtu edhe nga ata qendrore të të gjitha viteve. Për Matin politika dhe qeveria kujtohen vetëm atëhere kur ka fushata elektorale!
Mati njihet për resurse të mëdha natyrore e historike. Në zonën e Laç – Bruçit ndodhet një kompleks prej 4 shpellash të cilat i përkasin kohës së lashtësisë.
Duke lexeuar disa materiale rreth historisë së Matit, mendova të ndaj me ju një material me vlera historike trashgimore, ku gjatë kërkimeve arkeologjike nga prof. artitekte Zhaneta Andrea, kam qenë pjesë e stafit të ekspeditës pavarësisht se isha vetëm 18 vjeç asokohe. Më posht keni mundësin të njiheni me dy nga shpellat më të njohura në Shqipëri që ndodhen në fshatin Laç-Bruç të Matit.
Shikoni materialin e plotë duke klikuar në linkun poshtë:
https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1989_num_19_1_1511
Në këtë zonë ku ndodhen 4 shpellat që i përkasin kohës së lashtë të Ilirve, gjatë gërmimeve janë zbuluar shumë materiale me vlera të çmuara për historinë e vendit tonë, që i përkasin periudhës së Ilirve.
Me këtë rast i bëjmë thirrje të dy bashkive të Matit që të kontribojnë për ta kthyer këtë vend në një vend turistik, ku pa dyshim objektet e pasurisë historike dhe natyrore të kësajë treve do tëbëjnë që të kemi një dyndje të madhe turistike nga vendet e huaja drejt Laç-Bruçit.





