SHQIPTARI NEWS – Liz Truss, kryeson takimin e Minstrave të Jashtëm të G7, për situatën në Ukrainë
Si gazetar i huaj i akredituar në Britani, zonja Truss na ka informuar personalisht menjë herë pas përfundimit të takimit, përmes e-mailin personal në lidhje me diskutimin:
|
Kujtim,
|
|---|
|
Britania dhe Partia Konservatore kanë një histori krenare të mbrojtjes së lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit në mbarë botën. Dhe nën drejtimin e kryeministrit ne po e vazhdojmë atë trashëgimi. Kjo është arsyeja pse këtë javë vizitova Moskën për t’i kërkuar Kremlinit të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, të de-përshkallëzojë agresionin e tij kundër Ukrainës dhe të angazhohet në bisedime kuptimplote. Ne do të vazhdojmë të ngrihemi për lirinë dhe sovranitetin e Ukrainës, duke udhëhequr përpjekjet diplomatike dhe parandaluese dhe duke afirmuar lidershipin global të Britanisë në skenën botërore . ![]() |
|---|
|
Unë kryesova takimin e Ministrave të Jashtëm të G7, duke mbledhur aleatët tanë rreth Ukrainës. Si Britania ashtu edhe partnerët tanë të NATO-s e kanë të qartë se çdo inkursion i mëtejshëm rus në Ukrainë do të ishte një gabim strategjik masiv me kosto të rënda. Unë kam shpallur legjislacionin vendimtar për regjimin më të fortë të sanksioneve ndonjëherë të Mbretërisë së Bashkuar kundër Rusisë – me fuqi të paprecedentë për të sanksionuar një gamë shumë më të gjerë individësh dhe biznesesh të lidhura me interesat strategjike të Rusisë. Asgjë nuk është jashtë tryezës dhe nuk do të ketë ku të fshihet. Britania, së bashku me aleatët tanë të NATO-s, do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe do të nxisë Rusinë që të përfshihet në negociata. Duke u mbështetur për idetë dhe idealet konservatore, ne së bashku do të sigurojmë që bota të jetë një vend më i lirë, më i pasur dhe më i sigurt. Juaj sinqerisht, |
|---|
![]() |
|---|
|
Liz Truss |
|---|







