KMA NEWS – Boris Johnson uron kryeministrin e ri të Australisë, Antonjo Albanese
Nga Mimoza CACA, Londër
Kryeministri britanik Boris Johnson kishte një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Australisë, Anthony Albanese, për ta uruar atë për fitoren e tij në zgjedhjet e përgjithshme të Australisë.
Zoti Johnson i tha liderit të ri australian se donte ta përgëzonte plotësisht për momentin e madh dhe tha se mezi priste bashkëpunimin për ti forcuar edhe më shumë marrëdhëniet MB-Australi.
Kryeministri Albanese falënderoi Kryeministrin Johnson dhe vuri në dukje se Britania e Madhe dhe Australia kishin një miqësi të fortë dhe historike, që buron nga lidhjet e tyre të ngushta me Komonuelthin. Dy udhëheqësit e lartë ranë dakord se kishte mundësi për të bërë më shumë së bashku.
Ata ranë dakord se kishte një përafrim të fortë midis agjendave të përbashkëta të qeverive të tyre, që përfshinte sigurinë globale, ndryshimet klimatike dhe tregtinë.
Duke diskutuar AUKUS-in, udhëheqësit ranë dakord fuqimisht për rëndësinë e tij jetike dhe mundësitë emocionuese që ofronte. Kryeministri Johnson tha se mendon se grupimi trepalësh mund të shkojë më tej së bashku në fusha të tjera, ku të dyja vendet mund të bashkëpunojnë për të mirën globale.
Dyshja nderuan gjithashtu rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas përballë agresionit të pamëshirshëm rus dhe zoto Johnson falënderoi Australinë për pozicionin e saj parimor dhe mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës.
Udhëheqësit ranë dakord se ishte e rëndësishme që lufta në Ukrainë të mos inkurajonte vendet e tjera për të minuar stabilitetin global.
Zoti Johnson tha se tani ishte një moment i rëndësishëm që demokracitë të qëndrojnë së bashku dhe të dëshmojnë vlerën e tyre dhe ishte e rëndësishme që autokracive shtrënguese t’u dërgohej një mesazh fuqie dhe uniteti.
Për sa i përket tregtisë, të dy liderët ranë dakord se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ishte tepër e rëndësishme për të dyja vendet në vazhdim, si dhe pranimi i MB në bllokun tregtar CPTPP.
Udhëheqësit ranë dakord të qëndronin në kontakt të ngushtë dhe shpresonin se do të ishin në gjendje të takoheshin personalisht së shpejti.





