KMA NEWS – Boris Johnson fiton votë besimin  e partisë së tijë me 53% ku mori 211 vota pro

Kryeministri Boris Johnson ka fituar një votë besimi në udhëheqjen e tij të Partisë Konservatore me 211 vota pro dhe 148 kundër.

Votimi i fshehtë u shkaktua pasi të paktën 54 deputetë konservatorë shkruan letra duke thënë se nuk e mbështesin më zotin Johnson.

Të 359 deputetët konservatorë morën pjesë në votim.

Johnson mori mbështetjen e 211 deputetëve konservatorë, me 148 që votuan kundër tij.

Rezultati do të thotë se Johnson u mbështet nga 59% e deputetëve të tij. Kjo është më e ulët se Theresa May, e cila mori mbështetjen e 63% të deputetëve konservatorë në 2018, por përfundoi duke dhënë dorëheqjen gjashtë muaj më vonë.

Meqenëse votimi u mbajt në fshehtësi, deputetët konservatorë nuk do të duhet të thonë se si votuan, por disa do të zgjedhin ta bëjnë këtë.

Mes atyre që mund të merrte pjesë ishte një deputet konservator, të cilit i ishte thënë të qëndronte larg Parlamentit , pasi u akuzua për përdhunim dhe sulm seksual.

Pasi i mbijetoi votimit, Johnson mund të vazhdojë si lider i Partisë Konservatore dhe për rrjedhojë si kryeministër.

Sipas rregullave aktuale, deputetët konservatorë nuk do të lejohen të mbajnë një tjetër votëbesim për një vit.

Megjithatë, ka pasur spekulime se disa mund të përpiqen të ndryshojnë rregullat, për të mbajtur një tjetër votim më shpejt. Kur u pyet për këtë, deputeti Sir Graham Brady – i cili mbikëqyr procesin – tha “teknikisht, është e mundur”.

Pavarësisht se ka fituar votën, Johnson ende përballet me sfida. Më 23 qershor, do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për zgjedhjen e deputetëve të rinj në Wakefield, Tiverton dhe Honiton. Të dyja vendet mbaheshin më parë nga konservatorët dhe nëse ato do të humbeshin dhe të fitohen nga partitë opozitare, Johnson mund ta gjenjë veten nën një presion të ri.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img