Aktori i njohur britanik Julian Sands zhduket në malet e Kalifornisë 

GAZETA E LONDRES – Aktori i njohur britanik Julian Sands zhduket në malet e Kalifornisë

Nga Mimoza CACA, Londër

Aktori britanik Julian Sands ka humbur prej gjashtë ditësh kontaktet pasi ishte nisur për një tur në malin San Gabriel në jug të Kalifornisë. 65-vjeçari raportohet të ketë humbur të premten e 13 Janarit rreth orës 19:30, pas një stuhie që përfshiu të gjithë zonën.

Policia dhe skuadrat e shpëtimit janë nisur për në malin në fjalë, por operacioni u pezullua fundjavën e kaluar për shkak të rrezikut për ortekë bore. Kërkimet vijojnë nga ajri me dronë dhe helikopterë.

Sands ka luajtur në disa filma dhe seriale televizive, si “A Room With A View”, “24” dhe “Smallville”.

Në një deklaratë për mediat, Zyra e Sherifit të San Bernardinos tha se kërkimet në terren do të rifillojnë sapo të përmirësohen kushtet e motit. Autoritetet thanë se kanë pasur disa telefonata për ndihmë gjatë ditëve të fundit dhe u ka bërë thirrje alpinistëve që të shmangin malin për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Për javë të tëra, Kalifornia është goditur nga stuhi vdekjeprurëse dhe një deklaratë fatkeqësie është lëshuar nga Presidenti Joe Biden.

Departamenti i Sherifit të Qarkut San Bernardino tha se kur kushtet të ishin më të sigurta për ekuipazhet e shpëtimit, ata do të rifillonin kërkimin.

Ai tha se i ishte përgjigjur 14 thirrjeve në malin San Antonio, i njohur lokalisht si mali Baldy, dhe në zonën përreth gjatë katër javëve të fundit. Ai paralajmëroi alpinistët të “qëndrojnë larg” nga ajo zonë.

“Është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe madje edhe alpinistët me përvojë po futen në telashe,” tha departamenti. Ata janë gjithashtu në kërkim të një tjetër alpinist, një amerikan, i cili u zhduk në të njëjtat male.

Javën e kaluar, një nënë e katër fëmijëve, të cilën miqtë e përshkruan si një alpiniste me përvojë, vdiq pasi rrëshqiti më shumë se 500 metra poshtë malit Baldy.

Z. Sands babai i tre fëmijëve jeton në lagjen North Hollywood të Los Anxhelosit me gruan e tij, shkrimtaren Evgenia Citkowitz. Ata kanë dy fëmijë.

Ai ishte i martuar më parë me Sarah Sands, ish-redaktore e programit Today të BBC Radio 4, me të cilën ka një djalë.

Sands jetonte në Los Anxhelos prej vitit 2020. Ai ka folur shpesh për dashurinë për natyrën dhe ngjitjen e maleve, diçka që e ka ndihmuar të kalojë periudhën e vështirë të pandemisë.

Kur u pyet në një intervistë në Guardian në vitin 2020 se çfarë e bëri të lumtur, ai u përgjigj: “Afër një maje mali në një mëngjes të lavdishëm të ftohtë”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img