GAZETA E LONDRES – Regjistrimi i PD në zgjedhjet e 14 Majit, debate në KQZ mes Celibashit dhe Sefës

Diskutohet këtë të martë në KQZ kërkesa nëse do të regjistrohet në zgjedhje grupimi i Enkelejd Alibeajt. Gjatë seancës ka pasur debate mes përfaqësuesit të grupit të Alibeajt, Indrit Sefa, i cili tha se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Komisioneri Ilirjan Celibashi i ka sjellë një dëm të jashtëzakonshëm në PD.

Grupimi i Alibeajt, pati afat 2 ditë për të dorëzuar dokumentacionin e plotësuar pasi Lulzim Basha, i cili figuron kryetar partie nuk ka firmosur deklaratën solemne se nuk do të kryejë krime zgjedhore.

Dokumentacioni i plotësuar për t’u regjistruar në zgjedhje nuk është dorëzuar, me argumentin se Lulzim Basha nuk është më kryetar partie. Ndaj kryekomisionerit Celibashi nuk janë kursyer akuzat me pretendimin se po zvarrit një proces ligjor.

Ndërkohë dy kërkesat e PD nuk e morën dritën jeshile as në KAS. Në një mbledhje me dyer të mbyllura, anëtarët e komisionit të ankimimeve dhe Sanksioneve vlerësuan qëndrimin e Ilirjan Celibashit për të kërkuar dokumentacion më të plotë për grupimin e Alibeajt si vendim të ndërmjetëm, ndërsa për grupimin e Berishës është përdorur si argument shtesë fakti që nuk legjitimohet.

këtë kërkesë është çështje e shqyrtimit, e thashë qartë ka vetëm një kërkesë.

Indrit Sefa: Kam disa pyetje për ju, çfarë masash ka marrë komisionari për të bërë kallëzim penal ndaj kryetarëve të partive, strukturat vendimmarrëse të tyre janë dënuar me vendim për shit blerje votash?

Ilirjan Celibashi: Pika s’ka të bëjë fare me objektin e shqyrtimit, Kjo çështje vlerësohet rast pas rasti, është në të drejtën tuaj ta përdorni si argument në pretendimet që do të mbani.

Indrit Sefa: Ju e keni deklaruar si një impenjim personal, ndërkohë vendimi i komisionit rregullator të KQZ e shpreh qartë se partia nuk do të marrë pjesë në aktivitete për shit-blerje vote. Gjithsesi ky është opinioni kundër që kemi me njëri-tjetrin, por jemi të bindur që është një detyrim që vjen si pasojë e funksionit dhe si i tillë ai mund të delegojë. Interpretimi juaj nuk lidhet me zbatueshmërinë e ligjit, zgjatja e afateve ka sjellë një dëm të madh për PD sepse jemi në limite, afati i fundit është data 15 dhe vendimmarrja siç kuptohet është e njëjtë me atë që keni shprehur.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img