GAZETA E LONDRES – Vritet një tjetër terrorist: Njësia Speciale e Kosovës hyn brenda Manastirit të Banjskës
Tre terroristë serbë janë vrarë deri më tani në Manastirin e Banjskës, ndërsa një tjetër është kapur nga Policia e Kosovës
Njësia Speciale ka hyrë brenda në Manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.
Burime të Klan Kosovës, bëjnë me dije se ka mundësi që aksioni të përfundojë brenda orës.
Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.





