GAZETA E LONDRES – Shtyhet seanca për vendimin e masës së sigurisë për ish presidentit Ilir Meta
Ilir Meta është shfaqur në gjëndje të rënduar mendore, ndërsa priste të njihej me masën e sigurisë.
Mësohet se ka patur tone të forta kundërshtuese mbi mënyrën e arrestimit të kreut të PL-së në momentin që Meta ka hyrë në sallën e gjyqit.
Sapo pa drejtuesin e SPAK Altin Dumanin, ai nisi të ulëriste duke ju drejtuar me tone të ashpra, me fjalë të rënda kreut të SPAK, duke e cilësuar si “Dum duman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar”.
“Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit, merrni urdhër nga Rama, është shkelje e ligjit”, mësohet të ketë thënë Meta.
Seanca është shtyer për në orën 13:30, për ti dhënë mundësi palës mbrojtse të njihen me dosjen.
Monika Kryemadhi, pasi doli nga salla, tha se prokurorët nuk kishin bythë të flisnin.
“Ku kanë b*th me fol ata, ku flasin dot ata pa lejen e Ramës. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pasi doli nga GJKKO ironizoi prokurorët e SPAK, duke i quajtur ata “muskujtjerët e Edi Ramës”.
“Po ju shpjegoj cfarë ndodhi, sapo pashë tre muskujtjerët e Edi Ramës dhe gjyqtarin Erion Cela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim nga Arben Kraja, kur tha që Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin. Ju e dini që Ilir Meta u rrëmbye nga banditët. E dyta kërkuam që të njohëm me provat që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na lanë vetëm 3 orë kohë.
3 orë janë shumë pak. I kam kërkuar edhe gjyqtarit dhe prokurorit, sepse dosjen që ju keni që në fakt qoftë prokuroria apo gjykata kanë nxjerrë sekretin hetimor. Kjo godina është departamenti i mashtrimit të Edi Ramës. Sot kam kuptuar që vleglat një përdorimshme të Edi Ramës”, tha ajo.
Monika Kryemadhi tha gjithashtu se Gjykata e Posaçme ka provokuar atë dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, duke i futur në një sallë për vlerësimin e masën e sigurisë.
“Të gjithë jemi të dyshuar po poshtërsia e tyre më e madhe për të larguar vëmendjen nga Enchro, krimi i strukturuar kërkojnë të bëjnë shoë politik, ndoshta emocional, por nuk i kënaqim dot.
Ku kanë byth me fol ata, ku flasin dot ata pa lejen e Ramës. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”, tha Kryemadhi.





