GAZETA E LONDRES – Isuf Neli një jetë në thellësitë e nëntokës, një emër që ndriçon kujtesën tonë
Nga Arben Bici
Përmes Gazetës së Londrës, nderojmë sot një prej figurave më të ndritura të punës së ndershme dhe sakrificës së heshtur — Isuf Neli. Jo vetëm një drejtues dhe minator, por një dëshmitar i gjallë i historisë së kromit shqiptar, një njeri që mishëroi forcën, dinjitetin dhe përkushtimin deri në frymën e fundit. Në këtë portret të veçantë, i sjellë përmes kujtimeve dhe një fotografie që flet më shumë se mijëra fjalë, përkujtojmë jetën e një burri që jetoi thjesht, por me madhështi.
Lavdi jetës së tij — dhe trashëgimisë që na la.
Nje portret qe flet me shume se fjalet… Isuf Neli-nje njeri i jashtezakonshem, i rritur dhe kalitur me mundin e nentokes. Ai nuk ishte thjesht nje minator, por nje pjese e gjalle e historise se kromit shqiptar. Nje jete e tere ne sherbim te minieres, me dinjitet, perkushtim dhe zemer te madhe. Pata nderin ta fotografoj vete si profesionist, ne nje nga intervistate tij te fundit-nje moment i rralle, i ndjere per dokumentarin 60 vjetorit i mineres te kromit, realizuar nga regjizori Engjell Ndocaj. Fjalet e tij te thjeshta, por te forta-si vete jeta qe kishte jetuar. Trashegmia e tij jeton-ne token qe deshi, ne kujtimet tona dhe kete imazh qe ruan perjetesine e tij. Pusho ne paqe, Baca Iuf. Nder dhe lavdi jetes tende.







