Mijëra shqiptarë veshin Hagën kuqezi: “Jepini fund farsës kundër udhëheqësve të UÇK-së”

GAZETA E LONDRES  – Mijëra shqiptarë veshin Hagën kuqezi: “Jepini fund farsës kundër udhëheqësve të UÇK-së”

Haga, e njohur si kryeqyteti i drejtësisë ku veprojnë disa nga gjykatat më të rëndësishme ndërkombëtare, këtë fundjavë u mbush me mijëra shqiptarë që, me një zë të fuqishëm, kërkuan drejtësi dhe pafajësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Siç raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, protestuesit e veshur kuqezi, me flamuj e pankarta në duar, u zhvendosën rreth një kilometër më tej, në një park të madh, ku vijuan manifestimin e tyre paqësor.

Atmosfera ishte e ngjashme me tubimet madhështore të zhvilluara më parë në Prishtinë. Rreth 5 mijë shqiptarë, të të gjitha moshave, u bashkuan në këtë park për të shprehur zemërimin dhe dhimbjen ndaj asaj që ata e cilësuan “padrejtësia e shekullit”, që po u bëhet Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Nuk ishte vendi për fjalime pompoze, por për fjalë zemre.
“Tubim jo i zakonshëm. Na ka mbledhur zëri i padrejtësisë. Mjaft me gjykime politike. Jemi këtu t’u themi udhëheqësve tanë: jemi me ju. Vendlindja nuk ju harron. Askush nuk e tjetërson mundin tuaj. Nuk duam liri pa ju, sepse liria pa ju është robëri,” tha Flakë Fazllia, vajza e një dëshmori të luftës.

Një tjetër pjesëmarrës, ish-luftëtari i UÇK-së, Fatmir Koçi, shtoi:
“Mjaft më me padrejtësi. Ne nuk kemi qenë as agresorë e as pushtues. Aktakuza është pa baza, vetëm për të shkatërruar ata që mbrojtën nderin e kombit. Qeveria e Kosovës po hesht, dhe kjo është një turp i madh. Drejtësia nuk duhet kthyer në farsë.”

Një ndër zërat që tërhoqi vëmendje ishte ai i Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë, i cili shprehu hapur kritikat e tij për dhomat e specializuara:
“U krijua kjo gjykatë me presion nga qeveritë europiane. Ishte e çuditshme që para saj nuk u soll asnjë serb. E kam takuar Hashim Thaçin dhe i thashë: ti do të lirohesh për mungesë provash. Ky gjyq është jo serioz. Gjykatësit ndihen komod këtu në Hagë, me paga të majme, dhe e zvarrisin procesin. Është e paimagjinueshme të konkludohet se UÇK ishte një organizatë kriminale.”

Deklarata e tij u prit me brohoritje të fuqishme, duke vulosur mbylljen e këtij tubimi të madh në Hagë.

“Boll padrejtësive ndaj çlirimtarëve të Kosovës” – ky ishte mesazhi kryesor që mijëra shqiptarë përcollën nga afër dhomave të specializuara. Megjithatë, beteja për drejtësi mbetet e hapur, ndërsa procesi i tejzgjatur ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së vijon me plot pikëpyetje.

Policia holandeze nuk lejoi vendosjen e pankartave pranë godinës së gjykatës, duke ngritur në ajër edhe një helikopter monitorimi dhe duke sjellë forca speciale në terren. Megjithatë, protesta përfundoi pa asnjë incident, duke lënë pas një ndjesi të thellë pakënaqësie për zhvillimet brenda ndërtesës së dikurshme të Interpolit, sot seli e dhomave të specializuara.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img