Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera është arrestuar nga policia e qarkut të Gjirokastrës gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

ksera-bitro

Bëhet e ditur se ish-ministri Spiro Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Ish-ministri akuzohet për abuzime me disa donacione për komunitetin rom, duke shkaktuar një dëm rreth 30 milionë lekë. Hetimi ndaj ish-ministrit Ksera, bazuar në kallëzimin e bërë nga ministri pasardhës.

Për të njëjtën çështje mësohet se akuzohet edhe ish-drejtori i kabinetit të ministrit, shtetasi Kleves Bitro.

Ndalimi i ish ministrit të Berishës është bërë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës në Derviçan të Gjirokastërës, ku edhe ai banon. Lajmi për ndalimin e ish-ministrit Kserës u bë publik mbrëmjen e së premtes rreth orës 21:00.

Burime nga Policia dhe Prokuroria bëjnë të ditur se ndalimi i ish-ministrit Spiro Ksera është bërë për veprën penale të vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën. Sipas burimeve, bashkëpunëtor me Kserën dyshohet se është edhe ish-drejtori i Kabinetit Klevis Bitro, i cili aktualisht ndodhet në burg për vepra të tjera penale.

Akuzat që rëndojnë mbi Kserën janë për disa tendera ne lidhje me aktivitete kulturore për komunitetin rom dhe moshën e tretë, që nuk u bënë, por në letra u shënuan si të bëra. Burimet bëjnë të ditur se dëmi ekonomik që ka shkaktuar Ksera kur ka qenë në detyrë kap shifrën e 30 mln lekëve të reja.

Sot në orët e para të mëngjesit është bërë edhe transeferimi i Kserës nga komisariati i Gjirokastër në atë të Tiranës. Eshtë arrestuar edhe një person tjetër, i quajtur Artemis Mene, ndërkohë që 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img