KMA NEWS / Kanë shkaktuar një valë protestash disa vendime të marrë nga Erion Veliaj, i cili ka vetëm prej 8 muaj i ulur në karrigen e kryetarit të Bashkisë. Katër të tilla u zhvilluan javën e shkuar kundër ndërtimit të parkut të lojërave brenda parkut të Liqenit Artificial, rritjes së taksës me 15 herë për biznesin, për sipërfaqet publike dhe për skandalin e mbifaturimit të ujit të pijshëm. Në dy raste, shoqëria civile dhe PD prishën rrethimin brenda parkut të liqenit. Protesta e tretë u zhvillua para Bashkisë dhe ajo kundër mbifaturimeve të UKT pati për protagonist edhe Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili iu bashkua qytetarëve. Shoqëria Civile do të protestojë sot sërish për të njëjtën arsye. Protesta do të zhvillohet te parku dhe para Bashkisë. Partia Demokratike ka njoftuar qytetarët për një tubimqë do të mbahet ditën e nesërme para zyrës së Veliajt, kundër rritjes së taksave, abuzimeve me faturat e ujit, rritjes së biletës së urbanëve dhe kundër betonizimit të Parkut të Liqenit Artificial. Të martën është radha e biznesit të vogël, që do të mblidhet para Bashkisë për të kundërshtuar rritjen e taksës me të paktën 15 herë për sipërfaqet publike. Kjo është hera e parë kur ndaj një kryebashkiaku të Tiranës ka patur kaq shumë protesta brenda një kohe të shkurtër. /Lapsi.al

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img