KMA NEWS/ 350 punonjës u shkarkuan nga Bashkia e Tiranës në 31 dhjetor, sipas Sali Berishës. Në një status në rrjetet sociale, Berisha denoncoi atë që e quajti “kartolina e zezë” e Erjon Veliajt për Vitin e Ri. Qindra të tjerë janë punësuar muajt e fundit, shkruan Berisha duke thënë se ryshfeti për një vend pune, arrin në 6 mijë euro personi.
“Te dashur miq, dje arriti ne 550 numri i punonjësve të UKT te perzene ditet e fundit ne menyre antiligjore nga puna.
Vetem me dt 31 dhjetor, moren urdherin e debimit nga puna 350 punonjes te UKT. Kjo ishte kartolina e zeze qe ata dhe familjet e tyre moren nga Erion Veliaj.
Motivacioni nuk eshte dhene me asnje shkrese bashkelidhur qe te vertetoje motivin e lirimit, dhe pjesa derrmuese e punonjesve kane qene me kontrate te perhershme, keshtu qe praktika e ndjekur eshte teresisht e jashtligjshme.
Gjithashtu, para dy muajve, ne shkelje flagrante te ligjit te sherbimit civil Erion Veliaj largoi nga stafi i bashkise 120 punonjes te gjithe me status te nepunesit civil.
Ai ndermorri kete veprim nderkohe qe rriti me qindra vete numerin e punonjesve te Bashkise se Tiranes. Rekrutimet e reja po behen kundrejt ryshfetit prej 6 mije euro per person”, shkruan Berisha në profilin e tij në “Facebook”.





