Qazim Sejdini nën masa të rrepta sigurie

KMA NEWS / Prej disa muajsh kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, po lëviz nën masa të rrepta sigurie. Një ekskortë e policisë po e ndjek atë në çdo lëvizje, brenda dhe jashtë qytetit të Elbasanit. Lapsi.al zbuloi se policia i ka shtuar masat e sigurisë, per arsye se Sejdini ndihet i kërcënuar nga një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që vepron në qytetin e Elbasanit. Ky grup dyshohet për një sërë vrasjesh të ndodhura në Elbasan e Tiranë dhe për trafik droge.

Burime të besuara në policinë e Elbasanit thanë për Lapsi.al se kërkesa për t’i rritur masat e sigurisë për kryebashkiakun ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. “Sejdini lëviz me eksortë prej muajit nëntor 2016. Ai shoqërohet me policë edhe në banesë”, konfirmoi një burim për Lapsi.al.

Përse kërcënohet kryetari i Bashkisë së Elbasanit?

Marrja në mbrojtje e 67– vjeçarit që është në vitin e 10 të drejtimit të qytetit të Elbasanit, në mandatin e tretë, nuk ka të bëjë me funksionin e tij publik. Qazim Sejdini është përfolur shpeshherë si njeriu që ka ditur t’i kënaqë të gjitha palët me pushtetin që ka. Ai ka ruajtur në këtë mënyrë ekuilibrat mes grupeve të fuqishme që veprojnë në Elbasan.

Grupi kriminal, nga i cili ai ndihet i kërcënuar së fundi, nuk zhvillon ndonjë aktivitet të lidhur me leje ndërtimi, tendera apo punë të tjera që shpërndan bashkia. Ai kryen veprimtari të paligjshme, kryesisht në trafikun e drogave të forta dhe është i përfshirë në një zinxhir hakmarrjesh prej më shumë se 1 dekade.

Burimet e sipërpërmendura sqaruan për Lapsi.al se ky grup pretendon se Qazim Sejdini mund të mbështesë një grup rival të tyre në këtë aktivitet të paligjshëm dhe se mun të ketë lidhje familjare me drejtues të tij. Policia e ka marrë këtë informacion, por deri tani nuk ka mundur t’i verifikojë këto pretendime.

Kush e kërcënon kryebashkiakun?

Disa anëtarë të grupit, nga i cili ndihet i kërcënuar Sejdini, ranë pre e një atentati pak muaj më parë në Elbasan. Asnjëri prej tyre nuk mbeti i vrarë. Që nga ajo kohë ata janë mbajtur në vëzhgim të rreptë nga policia, e cila, gjatë kësaj periudhe, ka mundur të informohet se të mbijetuarit e atentatit fajësojnë grupin rival për tentativën e vrasjes. Ata kanë përmendur në bisedat e tyre emra e krerëve të grupit dhe atë të Qazim Sejdinit. Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, e konsiderojnë si mbështetës të rivalëve, të cilëve u ofron prej kohësh mbrojtje dhe lehtësira, si pasojë e lidhjes së pretenduar familjare që ka me një nga drejtuesit kryesorë të tij.

Nisur nga ky fakt dhe duke vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë të grupit, policia ka vendosur menjëherë t’i caktojë eskortë Sejdinit.

Policia po mban nën vëzhgim njëkohësisht edhe anëtarët e dy grupeve, të dy të fuqishëm në trafikun e drogës, aktivitet nga i cili dyshohet se kanë përfituar shuma të konsiderueshme. Një pjesë të këtyre parave, që përllogariten në dhjetëra milionë euro, i kanë investuar në biznese të ndryshme e pasuri të paluajtshme. /Lapsi.al/

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img