KMA NEWS / Sipas ish-Presidentit Rexhep Meidani është e papranueshme dhe e dhimbshme të heshtet ndaj trajtimit që iu bë grevistëve të Zharrzës, të cilët fjetën mbrëmjen e djeshme pa çadër përballë Ministrisë së Energjitikës.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meidani ka shtruar pyetjen: “A mund të heshtet përpara një fotografie dhe realiteti të tillë?!” Për ish-Presidentin është jo njerëzore indiferenca dhe ngurtësia qeverisëse ndaj mungesës së ndjeshmërisë për grevistët e Zharrzës.
·
A mund te heshtet perpara nje fotografie dhe realiteti te tille?! A nuk duhet te reagoje fuqishem politika, shoqeria civile, media qytetare perpara kesaj situate?! A nuk mund te mos vije turp para kesaj mungese ndjeshmerie, vonese zgjidhjeje, indiference e ngurtesie qeverisese?! Shume e dhimbshme, krejt e papranueshme, jo njerezore!







