Përfundon pa ndonjë rezultat konkret takimi i dytë i bisedimeve Shqipëri-Greqi

KMA NEWS / Ka përfunduar sot raundi i dytë i bisedimeve mes ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias të cilat kanë si synim zgjidhen e një sërë çështjesh dypalëshe të mbetura pezull.

Ashtu si dhe në përfundim të takimit të parë në Kretë, të dy ministrat e Jashtëm kanë shpërndarë një deklaratë të përbashkët me terma të përgjithshëm për ecurinë e takimit. Ata shprehen se “është bërë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane”, ndërsa përsëritën angazhimin “për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim”.

Një ditë më parë gjatë një prononcimi të shkurtër ministri Bushati saktësoi se bëhet fjalë për bisedime të vështira duke qenë se temat në tryezën e bisedimeve rrokin probleme të shtrira në kohë. Megjithatë ai u shpreh optimist për ecurinë e dialogut.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë shoqëruar prej kohësh me ulje ngritje të theksuara. Mes palëve qëndrojnë problem të hershme dhe të reja, që nga mbajtja formale në fuqi nga ana e Greqisë e ligjit të luftës, çështja çame, apo dhe ajo e përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img