Avokati Gurabardhi: Lotët e Xhozit (Jozit) dhe KONGRESI i PARTISË/ Ky ishte kongresi i Riciklimit, jo i bashkimit

KMA NEWS – Lotët e Xhozit (Jozit) dhe KONGRESI i PARTISË

Nga Av. Agron Gurabardhi

Shumë antarë rithemelues të Partisë Demokratike, u shprehën dje dhe sot në rrjetet sociale me statuset e tyre, se efektet e madhështisë së “Kongresit të Partisë”, dhe rezultati i “bashkimit” u bekuan edhe nga përlotja e “Zonjës së hekurt” – Xhozi.
Nga disa statuse të tjera përlotja e Xhozit u pa si një hipokrizi qesharake.
Dy fjalë për “përlotjen” e Xhozit dhe për Kongresin e Partisë!
Të nderuar ju miq, që me idealizmin, naivitetin dhe sinqeritetin tuaj keni shprehur entuziazmin mbi “pendimin” e “Zonjës së hekurt” si dhe euforin tuaj për “KONGRESIN e PARTISË” të cilin e quani si kongres bashkimi, dua të ju shpreh opinjonin tim se bashkohem përgjithësisht me këto statuse tuaj diku të mënçura e diku naive, dhe idealiste për këtë “fitore madhështore” të këtijë kongresi të ashtuquajtur “ribashkimi” me të përjashtuarit, vetëm në disa pika.
Unë personalisht nuk bie dakort me ju, dhe sidomos kur e quani Xhozin, “Zonja e hekurt”, apo kongresi si kongres bashkimi. Në të gjithë Evropën, sot vetëm një grua është quajtur zonjë e hekurt, dhe ajo është Margaret Thatcher, dhe ajo e mori këtë titull pasi doli kundra të gjithëve, duke vendosur “unin” sipas parimeve të saja konservatore e të palëkundëshme. Këtë titull nuk arriti ta marrë dot as Kancelarja Gjermane Angela Merkel, roli së cilës dihet si për Gjermaninë, si për të gjithë Evropën, por e cila në jo pak raste tradhëtoi parimet e saja e ndaj nuk e mori këtë titull.
Nuk mund të quhesh “Zonjë” aq më tepër e “Hekurt” vetëm se ke ngelur në historin parlamentare shqiptare për shprehjet “Kape nxirre jashtë prej Zhelesh”, për një deputet të opozitës së kohës, apo thënjet “Eshtë fai Sali Berishës që stë futi plumbin kokës” kur i tha në një intervistë Gramoz Ruçit, apo për supër servilizmin që kishte ndaj Bërishës deri në mënyrë neveritëse.
Një grua që sa ishte kryetare Parlamenti shfrytëzoi fondet e Parlamentit duke bërë takime “prekëse” demek në favorë të grave shqiptare, dhe sa iku nga Parlamenti, s’ka thënë qoftë edhe një fjalë të vetme në mbrojtje të grave, dhe abuzimet e shumta ndaj tyre gjatë kësaj periudhe të opozitarizmit. Kurrësesi nuk mund të quhesh “Zonjë e hekurt”, për më tepër kur ke abuzuar me pushtetin e s’ke bërë asgjë për Kombin, që të mbahej mënd për të mirat që i ke sjellur Atdheut, por mbetet në kujtesë veçse për pasurinë e saj të shumëfishuar, dhe për nepotizmin e pafund që favorizoi sa kohë kishte pushtet. Mjaftë më me iluzionin se Xhozi ka qënë “Zonja e hekurt” pa përmëndur veç të tjerash zullumet që bëri në favor të Edi Ramës me atë palo parti që krijoj. Këto Vemje dhe Kërma politike nuk janë prurje në favorë të PD-së së rithemeluar, veçse një RICIKLIM i figurave që degjeneruan PD-në, dhe shpërdoruan besimin që ju dhanë demokratët, të cilët me arrogancën e tyre që treguan kur kishin pushtetin, u borgjezuan aq shumë sa shkëputën çdo lidhje me antarët e thjesht të PD- së, që çojë si përfundim në ato 1.000.000 shuplaka që mori PD-ja, sa që ende sotë se kemi marë veten.
Unë dhe shumë si unë prisnim që në këtë “KONGRES PARTIE” të kishte vërtet rithemelim dhe ringritje të PD-së nga brezi i ri, duke afruar 100% të të zgjedhurve në forume e saja brezin e ri të mirëshkolluar, dhe të sprovuar me studimet e tyre, dhe mirësprovuar në profesionet e tyre, dhe jo më të shihnim një RICIKLIM të ri të Kërmave të vjetra politike. Miq të nderuar a kishte rast më të mirë se ky “KONGRES PARTIE”, për të treguar vlerat e bashkimit, vlerat e një partie të së ardhmes, që pretendohet se do të sjelli opozitën në pushtet.
Demagogjia ishte sërisht kryefjala e lektorëve të këtij “KONGRESIT PARTIE”. Demokratët kishin nevojë të dëgjonin e të shihnin një hapje të gjërë të partisë ku të zgjedhurit të ishin pse jo 100% të rinj të shkolluar, dhe të afirmuar në profesionet e tyre brënda dhe jashtë vendit, dhe pse jo të shihnim në tribunë disa nga idealistët e ndershëm që i kanë mbetur PD-së, dhe i kanë shërbyer pa pritur prej saj asnjë përfitim të pamerituar, dhe jo një RICIKLIM të Kërmave të politikës, që e çuan PD-në në këtë gjëndje të mjerushme dhe të përçarë.
Do të duhej vetëm një fakt për të konfirmuar këtë përçarje, mjafton të thuhet se 35 deputetët e saj nuk pranuan të vinin në “KONGRESIN e PARTISË”, për të provuar që nuk ishte bashkimi në themel të saj. Kjo është shqetësuese, ndaj pa frikë dhe pa rezerva mund të thuhet se ky nuk ishte KONGRESI RITHEMELIMIT dhe bashkimit të PD-së siç trumpetohet, por KONGRESI RICIKLIMIT dhe i ndarjes. Respekte për idealistë besnik të PD-së, të ndershëm dhe që aderojnë në PD që nga themelimi dhe pa pretenduar asnjëherë një përfitime politik të pamerituara.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img