Video: Epoka Dixhitale: Karta elektronike e ardhmja e identitetit dhe kufijve elektronikë

GAZETA E LONDRES – Epoka Dixhitale: Karta elektronike e ardhmja e identitetit dhe kufijve elektronikë

Nga Kujtim Vani

Nga viti 2025, tranzicioni drejt kartave dhe vizave elektronike është pjesë e një reforme të dixhitalizimit të sistemit të kontrollit kufitar dhe emigracionit, duke u mbështetur në teknologji të përparuar për të përmirësuar sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve kufitare.
Ky sistem do të përfshijë regjistrimin elektronik të të dhënave personale, i cili lehtëson lëvizjen e udhëtarëve dhe redukton burokracinë.
Si funksionon dhe çfarë lehtësirash ofron ky sistem?
Regjistrim dhe verifikim elektronik duke përdorur identifikimin biometrik dhe skanimin elektronik të të dhënave personale, udhëtarët mund të regjistrohen dhe verifikohen më lehtë në kufi.

Ku, të dhënat biometrike, si shenjat e gishtave dhe njohja e fytyrës, do të ruhen në një sistem elektronik të sigurt, duke mundësuar që verifikimi i personit të kryhet automatikisht dhe në mënyrë të shpejtë.

Përdorimi i kartave dhe vizave dixhitale lehtësojnë mbajtjen e dokumenteve fizike si pasaportat apo vizat, duke i zëvendësuar ato me versione dixhitale që ruhen në platforma të sigurta elektronike.
Kjo e bën më të lehtë aksesin e qytetarëve dhe emigrantëve në dokumentet e tyre përmes telefonave të tyre ose mjeteve të tjera dixhitale.

Me automatizimin e procesit të kontrollit kufitar, qytetarët dhe emigrantët do të kalojnë më shpejt në pikat kufitare.
Skanimet biometrike dhe pajisjet e kontrollit automatik e bëjnë këtë proces më efikas dhe zvogëlojnë radhët dhe vonesat në aeroporte apo pika të tjera kufitare.

Duke përdorur biometrinë dhe autentikimin elektronik, është më e vështirë për personat që të përdorin identitete të rreme ose të falsifikojnë dokumente.
Sistemet dixhitale gjithashtu mund të paralajmërojnë autoritetet për çdo aktivitet të dyshimtë më shpejt se procedurat tradicionale.

Aplikimi për viza, rinovimi i lejeve të qëndrimit, apo përditësimi i të dhënave personale mund të kryhen online pa pasur nevojë për paraqitje fizike në konsullata apo qendra emigracioni.

Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për të kaluar të gjithë sistemin e imigracionit në status digjital për emigrantët deri më 2025.
Qeveria britanike ka filluar të ndalojë lëshimin e kartave fizike të leje-qëndrimit (siç quhet në anglisht, Biometric Residence Permits) dhe do të kalojë në një sistem të quajtur eVisa.
Emigrantët, të cilët më parë përdornin këto karta fizike, tani do të kenë një llogari online në UKVI për të parë dhe provuar statusin e tyre të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga janari i vitit që vjen, çdo person që ka leje për të qëndruar në MB do të përdorë vetëm eVisa, pa nevojën për një dokument fizik.
Për të provuar statusin, individët mund të gjenerojnë një “kod ndarjeje” për ta ndarë me punëdhënësit ose qiradhënësit përmes shërbimit online të UKVI.
Ndryshimi gjithashtu do të ndikojë udhëtimet ndërkombëtare, pasi autoritetet do të verifikojnë automatikisht statusin e udhëtarëve në momentin e nisjes ose mbërritjes në MB.

Emigrantët që aktualisht kanë karta fizike të leje-qëndrimit duhet të krijojnë një llogari UKVI deri në fund të vitit 2024 për të shmangur problemet në të ardhmen dhe për të qenë gati për kalimin në eVisa.

Ky dixhitalizim përbën një hap të madh përpara drejt thjeshtimit të procedurave të udhëtimit, lehtësimit të lëvizjes ndërkombëtare dhe përmirësimit të sigurisë në kufijtë ndërkombëtarë, duke u sjellë përfitime të mëdha si qytetarëve ashtu edhe emigrantëve që udhëtojnë rregullisht.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img