A po e ndjek Vetëvendosje agjendën e fshehtë të Hagës?

GAZETA E LONDRES – A po e ndjek Vetëvendosje agjendën e fshehtë të Hagës?

Nga Ardita SHKODRA
Prej kohësh, në hapësirën publike shqiptare është ndërtuar një narrativë e rrezikshme dhe e qëllimshme rreth procesit ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të UÇK-së në Hagë. Në qendër të kësaj narrative qëndron Vetëvendosje, e cila, përmes propagandës, dezinformimit dhe manipulimit emocional, ka prodhuar dhe shpërndarë një sërë lajmesh të pavërteta, me synim të vetëm: goditjen e imazhit të Thaçit dhe çmobilizimin e reagimit popullor në rast të një vendimi dënues.
Kjo strategji nuk ka qenë as e rastësishme dhe as naive. Përkundrazi, ajo ka funksionuar si një mekanizëm i sofistikuar për të përgatitur opinionin publik që ta pranojë heshturazi çdo verdikt të Hagës, pa rezistencë morale, politike apo qytetare. Përmes faqeve falso, deklaratave të manipuluara dhe gënjeshtrave të fabrikuara, VV ka ndërtuar një realitet paralel, ku e vërteta zëvendësohet nga propaganda, ndërsa lufta çlirimtare nga një proces kriminalizimi kolektiv.
Më poshtë po ndalem vetëm në disa nga gënjeshtrat më flagrante që janë shpërndarë masivisht dhe që dëshmojnë qartë se kjo nuk është thjesht keqinformim, por një linjë e qëllimshme politike që përkon në mënyrë shqetësuese me interesat dhe narrativën e Hagës.

Materiali i plotë i autores:

A po e ndjek VV agjendën e fshehtë të Hagës? 

VV ka prodhuar shumë lajme të pavërteta në raport me Thaçin. E gjithë kjo strategji synon ta godasë imazhin e tij. Synimi ishte një dhe i vetëm: të humbë mbështetja popullore për të dhe, në rast dënimi, të mos ketë reagime nga populli.

Po i përmend dy prej tyre.

VV, përmes faqeve falso, ka shpërndarë masivisht dy lajme tërësisht të rreme dhe të fabrikuara nga vetë ajo.

I pari, gjoja se Jack Smith e ngriti aktakuzën për të parandaluar ndarjen e Kosovës. Një mashtrim dhe propagandë tepër e rrezikshme. Jack Smith, i cili aktakuzën e ndërtoi mbi dosjet serbe, paska parandaluar një plan të favorshëm për Serbinë. Një shpifje e egër.

Në fakt, Jack Smith e ngriti aktakuzën kur kuptoi, përmes përgjegjësit të tribunaleve ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Bruce Swartz, se Trump e kishte në plan shuarjen e Speciales dhe kthimin e saj në Kosovë.

Shpifja e dytë dhe e poshtër ishte kinse James Rubin ishte paguar nga Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe kinse e ka konfirmuar këtë në Hagë. Një e pavërtetë e madhe. Mund ta shihni dëshminë e Rubinit në faqen e Speciales. Askund, bash askund, nuk e thotë këtë.

Pra, kur SHBA dhe NATO, përmes Rubin, Clark dhe Hill, u ngritën në këmbë për ta mbrojtur UÇK-në me dëshmi kredibile, VV në prapaskenë punoi për ta dëmtuar kredibilitetin e dëshmive të tyre.

VV ka përdorur edhe një strategji edhe më të ndyrë.

E para, kinse Thaçi po gjykohet për vrasjet e pasluftës. Totalisht e pavërtetë. Aktakuza merret me krimet e pretenduara deri në shtator 1999. Asnjë rast pas shtatorit nuk trajtohet.

E dyta, u tha se po gjykohet për vrasje të shqiptarëve. Totalisht e pavërtetë. Gjykata Speciale i ka publikuar emrat e viktimave. UÇK-ja gjykohet për 103 viktima, ku 75 prej tyre janë serbë dhe pjesa tjetër shqiptarë (policë dhe gardianë burgjesh).

E treta, u tha se Thaçi po gjykohet për veprimtarë të LDK-së, përfshirë: Xhemail Mustafën, Enver Malokun, Faik Imerin, Tahir Zemajn, etj. Asnjëri prej tyre nuk është pjesë e aktakuzës.

E katërta, u tha se po gjykohen individët e jo UÇK-ja. Tërësisht e pavërtetë. Prokurori Matt Halling e pranon se po gjykohet UÇK-ja. Nëse po gjykohen individët, pse përmenden aksionet e Zahir Pajazitit dhe Adem Jasharit në aktakuzë dhe në proces? Krerët e UÇK-së e përfaqësojnë luftën, jo veten e tyre.

E pesta, u tha se po gjykohen për krime individuale dhe personale. Tërësisht e pavërtetë. Ata po akuzohen për përgjegjësi komanduese. Pra, sipas Hagës, ata mbajnë përgjegjësi për gjithçka, edhe nëse një shuplakë ia ka dhënë një qytetar civil një serbi në ndonjë fshat të largët.

Aktakuza u përpilua tërësisht nga Serbia dhe u nënshkrua nga prokurorët. Pra, e morën të gatshme. Këtë e konfirmojnë prokurori serb Vladimir Vukçeviq, Dragoljub Stankoviq dhe Milovan Dreçun.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img