Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

GAZETA E LONDRES  – Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë, më 16 shkurt, në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë. Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së, dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.

“Ftesën për të marrë pjesë në promovimin e këtij libri e mora përpara se të merrnim lajmin e zymtë nga tribunali në Hagë mbi kërkesën absurde të prokurorëve për të dënuar me 45 vjet çdonjërin prej 4 udhëheqësve të UÇK-së dhe për hir të së vërtetës e pata të vështirë të mund të shkruaja një fjalë nga fillimi në fund sepse përballë një historie të tillë fjalët nuk janë aspak të lehta për t’u gjetur. Ndërkohë ndër disa mendime që mund të vlejnë të ndaj me ju këtu, i pari është mendimi se kush është sot këtu, në të njëjtën godinë që vuan dënim pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare.”, tha Rama.

Më herët kryeministri Edi Rama u prit në një ceremoni zyrtare nga presidentja e Ksoovës Vjosa Osmani.

Rama u prit në një takim nga homologun i tij Albin Kurti, ndërsa  pritet të mbajë dhe një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Rama nis sot drejt Kosovës, menjëherë pasmbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku u prezantua një nismë e re ligjore për Kodin e Procedurës Penale.

Gjatë promovimit të librit “Kur heshtja flet” nga autori Ahmet Shala, janë parë të pranishme gratë e ish-krerëve të UÇK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve kosovare dhe shqiptare.

Ky zhvillim vjen në prag të Ditës së Pavarësisë dhe protestës gjithëpopullore që do të mbahet nesër, për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img