“Shqipëria mbi partinë”, Ben Blushi nis turin e takimeve me socialistët

KMA NEWS / Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi do të nisë që nesër një tur takimesh nëpër gjithë vendin. Takimet ku veç Blushit do të marrin pjesë deputetë të tjerë të PS dhe ish-drejtues të forumeve të partisë do të kenë në qendër të vëmendjes zhvillimet e fundit në PS.

Kjo lëvizjeje e re brenda partisë tashmë ka dhe një emër: “Shqipërinë mbi partinë”. Takimi i parë mësohet se do të zhvillohet nesër në qytetin e Beratit në orën 18:00. Nga Lëvizja e re brenda PS, janë shpërndarë ftesat me logon “Shqipëria mbi partinë”. Së bashku me Blushin pritet që në takimin me qytetarët do të jenë edhe deputetja Mimoza Hafizi, ish-deputeti Marko Bello dhe figura të tjera politike.

Gjatë takimit, Ben Blushi do të shprehë pikëpamjet e tij mbi situatën e PS dhe referendumin që u zhvillua më 9 prill. Deri tani, deputetja Mimoza Hafizi është një nga mbështetëset e Ben Blushit. Ndërkohë që edhe deputetë të tjerë pritet ti bashkohen kësaj lëvizje. Blushi ka kritikuar mbajtjen e referendumit të 9 Prilli, por edhe mënyrë sesi po qeveris sot Partia Socialiste. Ai ka folur për një qeverisje më të efikase.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img