SHQIPTARI NEWS – Agjencisë franceze, AFP ka njoftuar se disa forca ruse tërhiqen nga kufiri ukrainas.
“Disa forca ruse pranë Ukrainës po kthehen në bazën e tyre” , thotë AFP, duke shtuar: “Njësitë në rrethet ushtarake jugore dhe perëndimore … do të fillojnë të lëvizin drejt bazave të tyre ushtarake ,” citoi AFP duke iu referuar burimeve ruse.
Gjithashtu, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha: Njësitë e distrikteve ushtarake jugore dhe perëndimore që kanë përfunduar misionet e tyre dhe tashmë kanë filluar të ngarkojnë materialet dhe mjetet e tyre në trena dhe kamionë për të filluar zhvendosjen nga garnizonet e tyre. Njësi të veçanta do të marshojnë në këmbë si pjesë e kolonave ushtarake. Një numër ushtrimesh stërvitore luftarake, duke përfshirë stërvitjet, janë kryer siç ishte planifikuar. Megjithatë, disa stërvitje janë ende në vazhdim”, tha Konashenkov.
Prej javësh tensionet mes Rusisë dhe Ukrainë janë shtuar. Liderët e BE ka zhvilluar bisedime në Moskë dhe në Kiev me synimin uljen e tensioneve mes vendeve, pasa paralajmërimit nga SHBA se Ukraina do të sulmohet nga Rusia këtë të mërkurë.
Nga ana e saj Moska e i ka mohuar akuzat , duke theksuar se nuk ekziston diçka e tillë.






