AKIP kundërshton Ambasadën amerikane: Protesta nuk organizohet nga opozita

KMA NEWS / Një ditë përpara protestës së organizuar nga Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve është shënuar një përplasje e fortë mes shoqërisë civile dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ishte një njoftim i kësaj të fundit që nxiti reagimin e disa përfaqësuesve të AKIP. Selia diplomatike amerikanë në Tiranë nuk dihet nëse për shkak të një lapsusi apo qëllimisht e etiketoi tubimin e protestës së të shtunës një organizim të opozitës.

“Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i informon qytetarët amerikanë se partitë e opozitës shqiptare po organizojnë një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo-të rrezikshme në Shqipëri e cila pritet të zhvillohet më 1 tetor, në ora 11:00” – nis njoftimi i Ambasadës amerikane që “kujdeset” të nënvizojë se protesta është e partive të opozitës dhe se ajo bëhet kundër importit të “mbetjeve jo-të rrezikshme”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Aleancës Kundër Importit të Plehrave.

“Sqarim! Lidhur me njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane për marshim-protestën e ditës se nesërme kundër importit të plehrave, i bëjmë me dije Ambasadës Amerikane se autorësia e kësaj proteste i takon Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP, e cila është një grupim vullnetaro – qytetarë dhe OJF-sh. Leja për protestën e nesërme është dërguar nga AKIP. I kërkojmë Ambasadës Amerikane të korrigjojë menjëherë tekstin pasi sipas njoftimit të saj, kjo protestë organizohet nga opozita. Ju faleminderit, AKIP” – thuhet në reagimin e këtij grupimi.

 

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img