Aksident tragjik në Fushë – Bulqizë, 2 viktima dhe 2 persona në gjendje të rëndë

KMA NEWS/ Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Fushë-Bulqizë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin kombëtar që lidh qytetin e Bulqizës me atë të Peshkopisë.

Dy automjetet, një tip Mercedes Benz me targa AA733CG dhe një Land Rover me targa AA383FE, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

“Në aksin rrugor Fushë_Bulqizë në vendin e quajtur pishat janë përplasur dy mjete, Benz me targa AA 733 CG dhe mjeti Land Rover AA 383 FE ku për pasojë janë dëmtuar rëndë 4 shtetas, nga të cilët dy shtetas kanë humbur jetën”, – thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, dy shtetaset Zylfije dhe Sadete Kryemadhi, motra me njëra-tjetrën, kanë gjetur vdekjen rrugës për në spital, ndërkohë që raportohet për një fëmijë 10-vjeçar në gjendje të rëndë që pritet të niset me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e dinamikës së saj, ndërkohë që paraprakisht besohet se shkak i aksidentit ka qenë akulli në rrugë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img