Akt terrorist në Kaliforni. 20 të vrarë deri në këto momente

KMA NEWS/ Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku raportohet se të paktën 20 persona janë plagosur nga të shtënat me armë në një qendër trajnimi për personat me aftësi të kufizuara në San Bernardino të Kalifornisë, një orë në lindje të Los Anxhelosit. Ka disa viktima, por ende nuk dihet me saktësi numri i tyre.

Sherifi i qytetit tha se tre persona dyshohet të jenë të përfshirë në hapjen e zjarrit.

Policia tha se oficerët janë duke u përpjekur për të përcaktuar nëse ndonjë nga sulmuesit është ende në vendin e ngjarjes. Ata janë duke paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë në vend dhe jashtë zonës.

Një zëdhënëse e policisë i tha gazetës Los Angeles Times se të dyshuarit ishin të armatosur rëndë dhe ndoshta të veshur me xhaketa anti-plumb. Një skuadër për çaktivizimin e bombave njoftohet të jetë në vend-ngjarje, në përpjekje për të çaktivizuar atë që besohet të jetë një pajisje me lëndë shpërthyese.

Agjentë të FBI-së janë në vendin e ngjarjes dhe mjekët në një spital aty pranë thane se janë gati për të trajtuar të plagosurit.

Qendra ku ndodhi incidenti, është themeluar më shumë se 40 vjet më pare për të ndihmuar njerëzit me të meta mendore.

Reagimi i Clinton: Të veprojmë tani!

Vrasjet në Kaliforni, Clinton: Të veprojmë tani!

Pas sulmit në San Bernardino të Kalifornisë ku dyshohet se kanë mbetur të vdekur 20 persona ka reaguar edhe Hillary Clinton.

Ish-Zonja e Parë dhe kandidate për zgjedhjet e ardhshme presidenciale ka reaguar në Twitter duke thënë se duhet vepruar tani.

“Nuk mund të konsiderohet si normale një ngjarje e tillë. Duhet t’i japim fund dhunës së shkaktuar nga armët”, ka thënë Clinton.

Presidenti Obama ndërkohë është duke ndjekur në kohë reale ngjarjen dhe ka kërkuar të jetë i informuar për çdo gjë.

 

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img