Aktorja Zaida Çobo heq dorë nga dëmshpërblimi 1 milion lekësh dhe tërheq padinë ndaj Ardi Veliut

SHQIPTARI NEWS – Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga efektivët që ngriti edhe një padi për Drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, është tërhequr nga kjo e fundit.

Në një prononcim për Abcnews, Çobo ka thënë se ka hequr dorë nga padia personale që kishte ngritur kundër Veliut dhe se nuk e kërkon më dëmshpërblimin, por që çështjen e të birit do ta ndjekë deri në fund.

“Padinë personale të tij po e kam tërhequr sepse jemi njerëz e duhet të japim një shembull pozitiv, ndërsa nga çështja e djalit jo, do ti shkoj deri në fund”, ka thënë Çobo.

Mesditën e sotme, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu publikoi një foto ku shihej I ulur krah Çobos dhe krah saj shkruante se i kishte kërkuar ndjesë për publikimin e videos, ku gruaja në fjalë shfaqej me armë në dorë, por që e gjitha ishte pjesë e një filmi.

Para pak ditësh, Zaida Çela (Çoba), nëna e 15 vjeçarit që u dhunua nga efektivët e Policisë së Shtetit ka dorëzuar një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës. Në kërkesë-padinë e dorëzuar nga Zaida, shihet se gruaja në fjalë ka paditur vetë drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, pasi pretendoi se ky i fundit i ka cënuar dinjitetin dhe nderin pas publikimit të të dhënave personale dhe kërkon të dëmshpërblehet me shumë prej 1 milionë lekësh.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në vend që të përgjigjej për dhunën e ushtruar nga 4 efektivë policie mbi djalin e Zaidës, publikoi një video të kësaj të fundit, e cila shfaqej me armë në dorë.

Videoja rezultoi të ishte xhiruar gjatë një filmi dhe bëri shumë bujë në media. Vetë Veli kërkoi ndjesë publikisht. Djali i Çobos u dhunua nga katër efektivë policie, pasi kishte thyer karantinën dhe kishte dalë xhiro nga Liqeni Artificial me biçikletë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img