Alarmë: Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën shënjestrohen nga një sulm kibernetik

GAZETA E LONDRES – Alarmë: Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën shënjestrohen nga një sulm kibernetik

Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën janë shënjestruar nga një sulm kibernetik, i llojit ‘ransomware’, që do thotë se hakerat kërkojnë para në këmbim të informacioneve të vjedhura. Lajmi u njoftua të dielën nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Italisë (ACN), e cila paralajmëroi për ndërmarrjen e veprimeve për të mbrojtur sistemet.

Sulmi kibernetik synoi të shfrytëzonte një dobësi të prograve komjuterike, tha drejtori i përgjithshëm i agjencisë Roberto Baldoni për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’, duke shtuar se ai ishte një sulm i një shkalle masive.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA, duke cituar ACN-në, njoftoi se programet kompjuterike ishin komprometuar edhe në vende të tjera evropiane si në Francë, Finlandë, Shtetet e Bashkuara e Kanada.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë kibernetike thanë se po bënin një vlerësim të situatës pas incidenteve të njoftuara nga pala italiane.

“CISA po punon me partnerët e saj të sektorit publik dhe privat për të vlerësuar ndikimet e këtyre incidenteve të njoftuara e për të ofruar ndihmë aty ku është e nevojshme“, bëri të ditur Agjencia amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës.

Dhjetra organizata italiane ka të ngjarë të jenë prekur dhe shumë të tjera ishin paralajmëruar të merrnin masa për të shmangur një dalje jashtë sistemeve të tyre.

Klientët e kompanisë ‘Telecom Italia’ njoftuan probleme me internetin më herët gjatë ditës së dielë, por dy çështjet nuk besohet të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img