Ambasadori amerikan Donald Lu takohet me Metën

KMA NEWS / Pas takimit të zhvilluar dje me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri në Kryeministri në kuadrin e luftës ndaj ekstremizmit, ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon një takim me kryeparlamentari Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit dhe mësohet se tema e takimit është aktualitetit politik dhe Reforma në Drejtësi.

Paraditen e Shën Valentinit, Donald Lu-së iu desh ta kalojë nga njëra zyrë në tjetrën, për shkak të deklaratave të Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili mbi rolin e të huajve në veting. Pakënaqësia e Vasilit ishte për bordin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), një strukturë me ekspertë europianë dhe amerikanë e krijuar javën e kaluar. Vasili e quajti “ekstra-kushtetuese” bordin e OMN-së, për të cilin tha se nuk ishte informuar nga ekspertët.

“Jam njohur ditë më parë, për krijimin e një bordi Ndërkombëtar Monitorimi. Kushtetuta flet për ekspertë të cilët krijojnë Operacione Ndërkombëtare të Monitorimit. Këtu është ngritur edhe një bord. Është e paqartë. Nga mediat jam njohur. Pasi ky komunikim lidhur me ONM nuk përfshinte në dikasteret për informim Ministrinë e Drejtësisë, u la jashtë komunikimit. Arsyet e i kam të paqarta. Edhe faksimilet i kam parë përmes mediave. Të cilat nuk i disponoj as sot e kësaj dite, ku ishin zv/shef të misioneve të BE-së në Tiranë, të ambasadës amerikane e të tjerë punonjës të ambasadave të cilët do punonin si interlokutorë. Pra, ishte një mekanizëm ekstra-kushtetues, pasi kushtetuta flet qartë, ka ekspertë të cilët propozohen nga SHBA dhe BE, ky operacion komunikimin shteti shqiptar duhet ta mbajë me BE-në, këta ekspertë janë propozuar dhe emrat e tyre janë bërë publik”, u shpreh Vasili.

Para se të takonte Ilir Metën, Donald Lu ishte në zyrat e Bashkimit Europian, ku pati takime me Romana Vllahutin dhe përfaqësues të bordit të monitorimit, të kryesuar nga spanjollja Genoveva Ruiz Calavera. Ishte pikërisht ky grup ekspertësh që u sulmua nga Ministri i Drejtësisë. Donald Lu nuk ka harxhuar kohë për një takim me Petrit Vasilin, duke e bërë të qartë se ankesat nuk bëhen në emër të qeverisë, por nga LSI. Vasili ishte i ashpër edhe në qëndrimin që mbajti për heqjen e vizave të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ambasada amerikane. Sipas tij, tregues i vlerësimit të gjyqtarëve është puna e tyre, jo vizat.

“Unë nuk besoj që çështja e një gjyqtari apo prokurori fillon dhe mbaron puna e tij te refuzimi i një vize, pasi së pari nuk duhet të jetë kështu. Është një rrethanë që rëndon vlerësimin. Por, unë mendoj që nuk duhet të konsiderohej si e tillë. Treguesi i vetëm dhe i qartë i integritetit të punës është çfarë kanë bërë dhe sa e kanë zbatuar ligjin. Gjithçka të vlerësohet në raport me ligjin. Vendime të dhëna të drejta që s’janë atakuar nga shkallët e tjera janë një plus i madh për prokurorët” u shpreh Vasili në intervistën për “5 pyetje nga Babaramo”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img