Ambasadori grek: Nuk keni alternativë tjetër veçse të miratoni reformën në drejtësi

KMA NEWS/ Në vijim të takimeve konsultative, u zhvillua në Fakultetin e Drejtësisë tryeza për ndryshimet kushtetuese, në kuadër të reformës në sistemim e drejtësisë. I pranishëm ishte dhe ambasadori grek në Tiranë, Leonidhas Rokanas. Në fjalën e tij ambasadori tha se Shqipëria s’ka alternativë tjetër veçse të miratojë reformën në drejtësi.

“Kjo reformë ka të bëjë me ju në radhë të parë, pastaj me Evropën. Nuk ka liri pa sigurinë e shtetit të së drejtës. Komisioni ad hoc ka bërë një punë shumë të mirë. E kjo vetëm për një vit, është një hap shumë i mirë përpara. Greqia do ta mbështesë këtë reformë dhe po e bëjmë. Nuk ka alternativë tjetër përveç asaj të vazhdimit me këtë reformë”, u shpreh Rokanas.

Për të ngarkuarin me punë të ambasadës së Suedisë në vendin tonë, Johan Ndisi, u shpreh se reformimi i drejtësisë është faktor kyç për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Suedia i jep një mbështetje të fortë Shqipërisë në procesin e Integrimit. Kjo mbështetje nuk është vetëm politike, edhe financiare. Sepse Suedia do që Shqipëria të jetë pjesë e EU. Në rrugën e Integrimit Shqipëria duhet të ketë një sistem drejtësie ku të drejtat e qytetarëve të jenë të garantuara, të drejtat e biznesmenëve të huaj, e drejta e pronës. Tani është çasti kryesor të bëhet ky ndryshim, që politika të lërë mënjanë ndasitë dhe të jenë bashkë për këtë ndryshim. Koha që prokurorët dhe gjyqtarët të tregojnë integritet”, u shpreh Ndisi.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img