Ambasadori i BE, Gonzato kritika opozitës: Të angazhohen në politikë me mënyra të tjera, jo me dhunë

GAZETA E LONDRES – Ambasadori i BE, Gonzato kritika opozitës: Të angazhohen në politikë me mënyra të tjera, jo me dhunë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato është shprehur se është e rëndësishme që opozita të ulet në një tryezë me mazhorancën.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, Ambasadori Gonzato ka theksuar se dhuna dhe ndërprerja e veprimtarisë së Parlamentit nuk është një mënyrë për dialog politik.

Silvio Gonzato: E rëndësishme që opozita të ulet në tryezë. Suksesi i Shqipërisë është pronësia e çdokujt, të gjithë duhet të kenë pronësinë në të dhe do të vazhdoj ta ndaj këtë mesazh. Ka mënyra për të shprehur mospajtimin, ndryshimin e mendimit.

Nuk mendoj se dhuna dhe ndërprerja e veprimtarisë është një mënyrë. Ka mënyra të tjera për t’u angazhuar në dialogun politik. Shpresoj të gjendet një rrugë për të riorganizuar opozitën. Kjo kërkon ende gatishmëri dhe angazhim nga të dyja palët.

Ndërkohë, Kryeministri Rama ka thënë se asnjëherë nuk do të jetë problem që qeveria të ulet në tyrezë me opozitën për të diskutuar.

Edi Rama: Kemi dërguar letra për të kërkuar që të flasim, nuk kemi marrë përgjigje kur kemi qenë në opozitë. Që nga dita e parë dhe deri në ditën që do të jem në detyrë asnjëherë nuk do të jetë problem qeveria për t’u ulur në tryezë dhe për të diskutuar. Diskutimet bëhen përmes gjuhës. Jo përmes krahëve, këmbëve, gjokseve dhe muskujve. Kjo është shumë e thjeshtë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img