Ambasadorja e Izraelit në Tiranë për sulmin iranian: “Përgjigjja e Izraelit mund të jetë e dhimbshme”

GAZETA E LONDRES – Ambasadorja e Izraelit në Tiranë për sulmin iranian: “Përgjigjja e Izraelit mund të jetë e dhimbshme”

Ambasadorja e izraelit në Tiranë, Galit Peleg, tha se sulmi raketor i Iranit në Izrael ka kaluar pa fatalitete.

Sipas saj nuk ka pasur viktima në njerëz, ndërsa Izraeli ishte i përgatitur për një sulm të tillë nga Irani. E pyetur se çfarë do të ndodh tani dhe a do i kundërpërgjigjet Izraeli këtij sulmi, ajo tha se për këtë duhet të presim ndërsa shtoi se Izraeli e ka treguar se di të reagojë “edhe në mënyrë të dhimbshme”.

“Ne sapo përjetuam një sulm iranian. Rreth 180 raketa janë lëshuar nga Irani. Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që sulmohemi nga Irani. Unë po flisja me familjen time në telefon. Falë Zotit nuk ka pasur fatalitete mbrëmjen e sotme dhe ka sisteme sigurie të cilat kanë arritur të kapin në kohë raketat dhe tanimë gjërat i janë kthyer normalitetit. Zëdhënësi i shtypit, tha se tashmë mund të largohen nga strehat, por duhet të qëndrojnë pranë tyre”,- tha ambasadorja e Izraelit në Tiranë.

E pyetur nëse ishte Izraeli i përgatitur për këtë sulm ajo tha:

“Ne e dinim që sulmet ndaj Izraelit në dy vitet e fundit, nga Hamasi në Gaza dhe Hezbollahu në Liban, ne e dimë që Irani është nga pas. Nuk e di nëse e dinim me saktësi se çfarë do bënin, por iranianët asnjëherë nuk e fshehin synimin e tyre për të sulmuar Izraelin. Mendoj se ne ishim gati dhe jemi gati. Ata thanë se do e sulmonin Izraelin, u paralajmëruan nga Franca e nga vende të tjera Europiane, por ata zgjodhën të sulmonin, ndaj besoj do jenë të gatshëm të paguajnë çmimin cilido të jetë ai”,-tha ambasadorja.

E pyetur se çfarë do bëjë tani Izraeli ambasadorja tha se duhet të presim e të shohim: “Ne u kemi treguar armiqve dhe botës, se Izraeli di shumë mirë të marrë kohën e vetë e të përgjigjet në mënyrë të përgjegjshme e po ashtu në mënyrë të dhimbshme nëse është e nevojshme. Ne duhet të presim e të shohim”,-tha ambasadorja.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img