Ambasadorja YURI KIM bën paralajmërimin e fortë: KUJDES! Vetoni kandidatët për deputet, liderët do të mbajnë përgjegjësi

SHQIPTARI NEWS – Ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan se liderët do të mbajnë përgjegjësi të plotë për të gjithë ata që garojnë nën siglën e tyre partiake.

Në një kohë kur palët politike s’po gjejnë dot dakordësi për listat e hapura, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar një paralajmërim të fortë.

Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, Kim shkruan se liderët do të mbajnë përgjegjësi të plotë për të gjithë ata që garojnë nën siglën e tyre partiake. Gjithashtu ambasadorja amerikane shkruan të gjithë kandidatët për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhet të jenë të “vetuar” për të shkuarën e tyre.

“KUJDES: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vetoni kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin,”-shkruan Kim.

 Kohët e fundit, që prej propozimit të listave të hapura, në media kanë filluar të qarkullojnë emra personash të njohur në fusha të ndryshe, të cilët përfliten se do të garojnë për deputet në siglën e partive opozitare. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Partia Demokratike apo nga forca të tjera politike lidhur me emrat që kanë “rrjedhur” nga listat e publikuara deri më tani.

Në vendin tonë, deputetët plotësojnë një formular dekriminalizimi, në të cilin raportojnë të shkuarën e tyre dhe nëse kanë pasur probleme me drejtësinë. Megjithatë formulari nuk ka funksionuar gjithmonë pasi vitin e shkuar, PD-ja “hëngri kokat” e disa kryebashkiakëve socialistë që nuk ishin treguar të “sinqertë” me dekriminalizimin.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img