KMA NEWS / Mogherini, zëdhënësi i Merkel, Ambasadori Lu kundër metodave të Bashës
Në ditët e fundit duket sikur po krijohet një rrethim demokratik nëdërkombëtar kundër çadrës së protestës së PD. E fundit në radhë, por jo nga rëndësia, Shefja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian, Frehderica Mogherini lëshoi një mesazh të qartë kundër bojkotit, kundër pengimit të reformës në drejtësi dhe theksoi se moszbatimi i reformës po ngadalesonte integrimin e Shqipërisë. Pasi Mogherini foli, Edi Rama i’u drejtua gazetarëve gjithë krenari: “Më qartë se kaq nuk bëhet”. Për të provuar se mesazhi i saj qe në drejtim krejtësisht të kundërt me qëllimet e opozitës, mjafton të citohet edhe komenti i agjensisë Associated Press: “Shefja e politikave të jashtme të Bashkimit Europian i tha të premten opozitës shqiptare se bojkoti i Parlamentit po pengon integrimin e vendit në BE”.
Qe pikërisht ky qëndrim që e shty Lulzim Bashën ti quante broçkulla qëndrimet e mbajtura nga Shefja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian duke theksuar se zgjedhjet e lira dhe drejtësia shkojnë bashkë.
Në fakt qëndrimet e kësaj përkrahëse të ish kryeministrit Matteo Renzzi, të njohur për lidhjet e tij me Edi Ramën, shihen me mosbesim nga opozita. Por megjithëatë ato është vështirë të konsiderohen si qëndrime personale. Pak ditë më parë të njëjtat mesazhe erdhën edhe nga Berlini.
Zëdhënësi i Angela Merkel, Siebert, në një intervistë për Top Channel denoncoi: “Thirrjet për dhunë, që dëgjohen herë pas here, nuk mund dhe nuk duhet të jenë një nga mjetet për të imponuar pozicione konfliktuale politike”.
Edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, megjithëse gjatë një dreke me gazetarë tha se i mështeste kërkesat e opozitës për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, për drogën dhe dekriminalizimin, tha se ishte kundër saj për bojkotin dhe bllokimin e reformës në drejtësi. Pra shkurt edhe ai ishte për ti hequr opozitës armët më ekstreme pqr të arritur qëllimet e saj.
Duke bërë këtë panoramë, duket qartë se me veprimet e tij radikale, Basha po e humbet për momentin mbështetjen ndërkombëtare. Të gjitha deklaratat e faktorëve të rëndësishëm janë në favor të qëndrimeve të ramës dhe më pro shumicës qeverisëse. Çadra në boulevard duket se po injorohet nga ndërkombëtarët.
Kush e bën këtë ekspoze normalisht duhet të mbërrinte në një konkluzion dëshpërues për PD dhe fatin e protestës.
Por gjërat nuk duhen parë vetëm në këtë këndvështrim. Historia e këtyre 25 viteve tregon se asnjë nga liderët kryesorë në Shqipëri nuk ka ardhur në pushtet pa pasur ndonjë konflikt serioz me ndërkombëtarët.
Fatos Nano akuzoi CIA-n për burgosjen e tij dhe diplomatët Kris Hill dhe Rajersonse po e godisnin për të përkrahur Berishën.
Më pas Berisha i anatemoi po CIA-n, Amerikën, ambasadorët e Shba. Ai madje i deklaroi gazetës “Corrierre della Sera” se ai qe konfiktuar me amerikanët sa herë që donte të mbronte interest e vendit të vet. Port ë gjitha këto nuk e penguan të rikthehej në pushtet në vitin 2005.
Edhe me Ramën u përsërit e njëjta fabul. Akuzat për celula anti-amerikane pranë PS-së, karshillëku për të quajtur “Burrë shteti” dhe “Yll në ngritje” ata që kishin qëlluar mbi protestuest në 21 janar, nuk e penguin fitoren e qershorit 2013.
Me sa duket edhe Basha po kalon nga e njëjta rrugë.
Natyrisht, ajo nuk do të thotë se ai e ka domosdoshmërisht të sigurtë ngritjen në pushtet. Por po aq sa e vërtetë është kjo, aq i vërtëtë është dhe fakti se rrethimi aktual që i kanë bërë sot nëdërkombëtarët është përcaktues si për fatin e tij të nesërm edhe për fatin e sotëm të protestës. Më shumë sesa një kërcënim, ai është një test se sa mundet Basha si lider i ri ti rrezistojë presionit perendimor që si në shumicën e rasteve shkon pro qeverisë./lapsi.al/





