KMA NEWS / Ish-deputeti socialist, Andis Harasani, ka komentuar thirrjet e deputetëve të PS për zhvendosjen e debatit politik në parlament, pas bojkotit të opozitës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Harasani shprehet se kur ai së bashku me disa të tjerë, bëin thirrje që opozita e asaj kohe të ktheheshin në parlament, drejtuesit e saj i etiketonin si armiq dhe i kërkonin Ramës ti largonte nga partia.
“Degjoj keta deputet e PS qe thone se debati behet ne parlament dhe me vjen te qesh pasi ishin po keta qe kur une me disa shoke po deputete i benim thirje PS te kthehej ne parlament na etiketonin si armiq dhe i kerkonin Rames te na perzinte nga Partia! Parimore te medhenj jane! Nuk ke se c’te thuash!”, shkruan Harasani.





