Andreas Schieder: Evropa e sheh mirë që SPAK nuk do t’ia dijë për asnjë parti

GAZETA E LONDRES – Andreas Schieder: Evropa e sheh mirë që SPAK nuk do t’ia dijë për asnjë parti

Vizita e parë e Andreas Schieder si Raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian shënoi një moment të rëndësishëm për vlerësimin e progresit të vendit në rrugën drejt BE-së. Takimet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesit politikë i kanë dhënë atij një pasqyrë të qartë mbi sfidat e zgjedhjeve të 11 majit, përfshirë votimin nga diaspora dhe moszbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Në një intervistë për Tv Klan, ai nënvizon rëndësinë e vijimit të reformave dhe ruajtjes së ritmit drejt anëtarësimit në BE, duke e cilësuar procesin si të realizueshëm deri në vitin 2030

Në vizitën e parë që zhvilloi në fillim të kësaj jave si Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, pasuesi i Isabel Santos, austriaku Andreas Schieder ka patur mundësinë të takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të të gjitha forcave politike në parlament ose jo.

Dhe pas gjithë këtyre takimeve ai ka një panoramë të qartë të Shqipërisë, 4 muaj përpara zgjedhjeve dhe në një intervistë për Tv Klan, jep vlerësimet e tij për parlamentarët e 11 Majit. Zoti Schieder i sheh ato si sfiduese, edhe për shkak se për herë të parë do të aplikohet votimi nga jashtë.

Andreas Schieder: Më duhet të them edhe se këto zgjedhje do të jenë sfidë, pasi kemi një ligj të ri për diasporën dhe e dimë që shumë qytetarë shqiptarë janë jashtë, kështu që kjo do të jetë një sfidë teknike dhe administrative, por kam besim se të gjitha burimet janë të përgatitura mirë.

Raportuesi e nënvizon faktin se rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nuk u implementuan në ligjin zgjedhor, por sipas tij në kaq pak kohë që ka ngelur përpara zgjedhjeve, nuk është momenti për të kërkuar kompromisin.

Andreas Schieder: Ndoshta para zgjedhjeve nuk është koha për të gjetur kompromisin, por pas zgjedhjeve, mendoj se është një ide e mirë të shikojmë rekomandimet e tjera për t’i zbatuar.

Përdor etikën diplomatike kur pyetet se si e vlerëson klimën politike në vend dhe mendon se më shumë duhet punuar për një kulturë politike nga forcat shqiptare edhe pse e sheh si pozitiv faktin që të gjitha partitë janë pro anëtarësimit në BE.

Andreas Schieder: Mendoj se ka vend për përmirësimin e kulturës politike për të krijuar një mënyrë më të mirë diskutimi midis qeverisë dhe opozitës, midis politikanëve, e kështu me radhë.

Çfarë ndikimi mund të ketë ky proces zgjedhor në vlerësimin nga vendet anëtare europiane tanimë që kemi një objektiv të qartë të artikuluar nga qeveria për t’u bërë anëtare e BE brenda 2030-ës?

Andreas Schieder: Sigurisht që zgjedhjet janë gjithmonë të rëndësishme, por, siç e thashë, kam ndjesinë se të gjithë janë në favor të Bashkimit Evropian, prandaj nuk duhet të ketë ndonjë ndikim negativ në procesin e zgjerimit.

Schieder vlerëson shumë punë e SPAK që sipas tij nuk ka bërë dallime në goditjen e rasteve të korrupsionit.

Andreas Schieder: Kemi parë edhe me SPAK-un, Prokurorinë e Posaçme, që shumë raste të bujshme kanë qenë ministra nga parti të ndryshme politike, ndaj askush nuk është falur. Mendoj se kjo ishte e rëndësishme që Evropa të kuptonte se ka një vullnet për ta bërë këtë, për të kuptuar se Shqipëria po transformohet.”

Sipas raportuesit për Shqipërinë anëtarësimi brenda kësaj dekade është i mundshëm nëse ka vullnet për të kryer të gjitha reformat.

Në fund zoti Schieder mesazhet kyçe që Schieder ka përcjellë me të gjitha forcat politike dhe autoritetet shtetërore që takoi gjatë 3 ditëve në Tiranë i ndan në intervistën për Tv Klan.

Andreas Schieder: Nëse do të më kërkonit ta them me një fjalë, do të thosha ta ruani këtë ritëm, ruani nxitjen drejt Bashkimit Evropian, ruani vullnetin për reforma. Faleminderit!

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img