SHQIPTARI NEWS – Anglia është gëdhirë nënë masa të reja shtërngues, pasi siç njoftojnë shkencëtarët është shfaqur një variant i ri i koronavirusit. Pikrisht kjo ndodh atëherë kur po afrohej lehtësimi i masave që kishte premtuar qeveria për Krishtlindjet.
Nga Kujtim VANI
Një bllokim i rreptë i ri Covid ka hyrë në fuqi në Londër, pjesë të Anglisë lindore dhe asaj jug-lindore, si dhe Uells.
Rreth 21 milion njerëz janë zgjuar sot nënë masat e kufizimeve të reja të cilët janë njoftuar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa dyqanet dhe bizneset jo-thelbësore duhet të mbyllen.
Kjo vjen pasi Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një variant i ri i koronavirusit infektues po përhapet më shpejtësi duke bërë që kryeministri Johnson të deklaroi se qeveria duhet të “ndryshoj metodën e mbrojtjes”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se është në “kontakt të ngushtë” me zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar për shfaqjen e variantit të ri të koronavirusit.
Besohet se ky variant i ri është 70% më i transmetueshëm se ai i vjetër.
Por zyrtarët thonë se nuk ka prova që sugjerojnë se kjo shkakton një shkallë më të lartë të vdekshmërisë ose që ndikohet ndryshe nga vaksinat dhe trajtimet.
Siç dihet Anglia po funksiononte nënë një sistem masash prej tre nivelesh, por mbrëmëp në mesnatë pas njoftimit për varjantin e ri të koronavirusit është shtuar edhe një nivel më i lartë, niveli katër i cili është futur në Anglinë jug-lindore.
Rregulli i planifikuar për Krishtlindje është hequr për ata që janë në nivelin e ri të kufizimeve të Anglisë.
Në pjesën tjetër të Anglisë, Skoci dhe Uells rregullat e krishtëlindjeve për pesë ditë do të jenë në fuqi.
Kryeministri Boris Johnson tha se duheshin rregulla të ashpra pasi shkencëtarët thanë se varianti i ri i virusit po përhapet më shpejt.
Kufizimet e nivelit të katërt – të ngjashme me bllokimin e dytë kombëtar të Anglisë – vlen për të gjitha zonat në Lindje dhe Jug- lindje të Anglisë të cilat ishin në nivelin e tretë, ku përfshihet edhe kryeqyteti Londra.
Kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan ka nxitur londinezët të ndjekin rregullat që ai tha se ishin sjellë “për një arsye shumë të mirë”, duke shtuar se Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor i kishte thënë se në Spitale numëri i pacientëve të shtruar nga Covid këtë fundjavë ishte sa ç’ishte në kulmin e virus në prill.
Kufizimet e nivelit të katërt:
Banorëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi, me përjashtim të atyre që duhet të udhëtojnë për punë ose për arsye shkollimi.
Takimet e familjeve të ndryshme nuk lejohen.
Të gjitha shitjet me pakicë jo-thelbësore do të mbyllen, përfshirë floktoret, studiot e zbukurimit dhe palestrat e brendshme, ndërsa takimet shoqërore do të lejohen vetëm me një person në një hapësirë të hapur publike
Adhurimi fetar është ende i lejuar
Ndryshimet për Anglinë, të cilat u njoftuan në një konferencë nga qeveria të Shtunën, do të zgjasin për dy javë dhe do të shqyrtohen më 30 Dhjetor.
Njoftimi i Kryeministrit erdhi vetëm disa ditë pasi ai mbrojti planet për të qetësuar kufizimet për pesë ditë gjatë periudhës festive – pavarësisht thirrjeve nga disa profesionistë mjekësor për të hequr ndryshimin.
Z. Johnson tha në konferencën e të Shtunës se ai e dinte se sa “zhgënjyese” do të ishte lajmi, por tha se ai besonte se nuk kishte asnjë alternativë.
Sipas një sondazhi, rreth 78% e të anketuarve pas njoftimit të Kryeministrit thanë se do të ndryshonin planet e tyre të Krishtlindjes, dhe 11% thanë se nuk do t’i binden kufizimeve më të forta/
Vaksinimi:
Sipas Kryeministrit Johnson 350,000 qytetarëve u ështe dhënë doza e parë e vaksinës në dy javët e para të programit.
Në javët e ardhshme, numri i klinikave të vaksinimit duhet gjashtëfishohet, ndërsa miratimi i një vaksine të dytë të prodhuar nga Universiteti i Oksfordit mund të hapë rrugën që qendrat e vaksinimit masiv të vendosen në stadiume sportive dhe qendra konferencash.
Çka mund të çojë në vaksinimin e dy milion njerëzve në javë.
Për tu njohur më hollësisht dhe për tu informuar në kohë reale klikoni linkun e qeverisë më poshtë:





