KMA NEWS / Anthony Joshua ka rikonfirmuar titullin e kampionit të botës në peshat e rënda në boks, duke mbrojtur titujt IBF, WBA dhe IBO.
Anthony Joshua mposhti boksierin nga Kameruni, Carlos Takam, në një meç të zjarrtë në Cardiff.
Britaniku Joshua mbrëmjen e së shtunës mbrojti titullin në Cardiff në “Principality Stadium”, para më shumë se 70 mijë shikuesve dhe milionave të tjerë para ekraneve, duke e mposhtur Carlos Takamin.

Joshua dominoi që në fillimim të ndeshjes. Ai fillimisht e goditi Takam në syrin e djathtë duke e dëmtuar. Gjatë raundeve të tjera Joshua e ka dëmtuar edhe në anën e majtë, çka detyroi gjyqtarin të ndërpresë ndeshjen, duke i dhënë fitoren Joshuas që i ka mundësuar të mbrojë edhe titullin e kampionit të botës.
Kjo ishte fitorja e 20 në 20 ndeshje deri më tani në karrierë për Joshuan, 19 me nokaut dhe kjo tani e ndërprerë para kohe për shkak të dëmtimeve të kundërsharit.
Josha pas ndeshjes shprehet se do të bëjë karjerë të madhe .
“Dua qe te bej karier edhe me te madhe ne boks. Dua qe ta mbroj ende titullin dhe te vazhdoj me fitore” tha Joshua






