Antishqiptarët e veshur me pushtet politik dhe mediatik

GAZETA E LONDRES – Antishqiptarët e veshur me pushtet politik dhe mediatik

Nga Kujtim VANI

Brenda inceneratorit të politikës dhe medias në vendin tonë, po valon kazani ku po i bëhet jehonë e madhe një të dyshuari për krime të shëmtuara ndaj Shqipërisë, një antishqiptari me damkë, i cili ndryshe nga të tjerët e ka të shkruar në ballë Antishqiptarizmin, bëhet fjalë për “grekun” nga Himara Fredi Beleri. Çuditërisht posa Fredi Beleri u arresua nga prokuroria shqiptare, analistët e leshit me politikanarucët shqiptarë, po i bëjnë jehonë, bile po i bëjnë edhe gjyqin, duke na e nxjerr të pafajshëm mikun e Karathanos.

SPAK, për këta është një prokurori e shitur dhe e kapur. Mesa duket e ngatrrojnë me veten e tyre!
Nga njëra anë kanë të drejtë deri sa nuk po i heton! Jo më falni, se për të hetuar i ka hetuar dhe ka prova për to, se janë të korruptuar deri në palcë dhe të shitur, por po vonon për ndëshkimin e tyre. Mos u mërzitni, se së shpejti bombula do të shpërthej se i është rritur presioni në stratosferë.
Po nejse kjo duhet shqyrtuar si çështje më vete, se faqezinjë ka plotë!

Vazhdojm me Belerin e famshëm.

Fredi Beleri sa për dijeni nuk është dhe nuk mund të jetë përfaqësues i Minoritetit grek, bile nuk ka asnjë lidhje me minoritetin e nderuar grek në Shqipëri.
Nuk di se si nuk e kuptojnë këta analistët e mbuluar me perde të zezë, se nuk ka dhe nuk mund të ketë grek me emër Fredi dhe aq më shumë me mbiemër Beleri, Jorgo po. Përse po luftohet minoritari FREDI Beleri, i cili turk edhe mund të jetë, por gjithësesi grek jo? Mos vallë për të mbrojtur shqiptarin Jorgo Gora?!  i cili nga emri na duket 1000 hetë më grek se sa i vetshpalluri Beleri.

Shqiptarëve që punojnë e jetojnë prej shumë vitesh në Greqi, grekët janë munduar tua ndryshojnë emrat, bile disa edhe i kanë ndryshuar, pyetja që vjen vetiu është: po ky Fredi, përse nuk e ka ndryshuar emrin dhe të vendos emrin e tij grek?! Analistët e shitur nuk e kapin këtë fenomen, sepse janë vetë të kapur!

Po nejse se me kësi llojë analistësh e politikanësh, që nuk e kanë ngritur një herë të vetme zërin për rreth 200 emigrantë të pa fajshëm shqiptarë që janë vrarë padrejtësisht nga shokët e Belerit, nga belerët grek dhe policia greke, apo për qindra të tjerë të pafajshëm që dergjen nëpër burgjet greke, por bëhen copë e çikë kur u ndodhë një gjë e vogël qytetarëve grek apo me origjinë greke, në fakt nuk duhesh të meresh me ta.

Mbase nuk flasin se mund të jenë në listat e pagave greke, mos tu vijë çudi!

Për Fredi Beleri i cili është përfaqësuesi i antishqiptarit më të madh pas Napolon Zervës, Babis Karathanos, edhe ky me origjinë shqiptare nga Saranda, bëhen copë këta paloshqiptarët e shitur!Karathana ish deputet dikur i Neo Demokracisë është larguar nga partia pikërisht si nacionalist i sëmurë i ekstremit të djathtë, se nuk ju bind vijës së partisë për tu distancuar nga rruga tij nacionaliste me veprime të hapura për pretendime territoriale me Shqipërinë.

Karathanos është kreu i një organizate nacionalist antishqiptar që kanë pretendime territoriale dhe luftojnë për çeshtjen e të ashtuquajturit “Vorio Epir”, me pretendimin për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, por që nuk kanë dhe nuk do të kenë këllqe dhe prapanicë ta bëjnë realitet, veç se mund të lënë kockat si ushtarët e tyre.
Babis Karathanos, i lindur si shqiptar dhe i konvertuar në grek, me origjinë nga Saranda është i shpallur person Non grada nga Shqipëria, kundër së cilës nuk ka lënë gurë pa luajtur për ta dëmtuar me demek për ta coptuar, por ka dështuar gjithëmonë, si me ushtarin e tij Fredi Beleri edhe me Kacifas etj. Por ajo që është më e rrezikëshme është mbrojtja që u bëhet me fanatizëm nga antishqiptarët e veshur me pushtet politik dhe mediatik dhe vetë shteti shqiptar.
Një historian i vjetër grek, i cili nuk di në se jeton akoma pasi ishte në moshë shumë të madhe, para 15-20 vitesh më kishte thënë se, “kurvë të ndershme” dhe “zezak të bardh” edhe mund të gjejshë, por himariot me origjinë greke në asnjë vend të botës jo!

Tradhtarët e vendit të tij, jo që nuk mund të jenë patriotë të një vendi tjetër, por janë njerëzit më të fëlliqurr e më antinjerëzor në botë!
Për ata analistë që e lidhin me frikën e zgjedhjeve, veç Shkodrës zgjedhjet në bashkitë e tjera janë formale.
Prandaj një këshillë për të gjithë juve që dini gjithçka, por nuk dini asgjë!
Lëreni doktorin të bëjë punën e vet, lëreni juristin të bëjë punën e vet, lëreni ekonomistin të bëjë punën e vet, lëreni politikanin të leh në kuvend!
Bëni secili punën tuaj që dini të bëni më mirë!

Dilni kundër qeverisë, kundër shoqërisë, kundër politikës, kundër çdo gjëje, por mos dilni kurr kundër kombit, kundër Atdheut që është më i shtrenjti në botë, se do pendoheni dhe do të jetë tepër vonë për mëshirë!

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img