KMA NEWS/ Frikë në krejt Europën nga sulmet terroriste. Kudo kontrolle. Kudo tension dhe arrestime. ISIS ka leshuar mesazhe se do të godasë Romën , Londrën, Washingtonin, dhe Brukselin.
Ndeshja miqësore midis Belgjikës dhe Spanjës, e planifikuar për t’u luajtur sot në mbrëmje, është anuluar. Vendimi është marrë nga autoritetet belge pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që e rriti nivelin e sigurisë nga dy në tre në të gjithë vendin.
Kërcënimi terrorist mbetet ende i lartë dhe zyrtarët e Brukselit u tremben sulmeve të tjera. Lajmin e anulimit të ndeshjes e bëri me dije Federata Belge e Futbollit. Prej disa ditësh, policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë në gjithë Belgjikën për arrestimin e përgjegjësve të atentateve të Parisit.
Ndeshja ishte planifikuar të luhej në stadiumin “Roi Baudouin”, por gjatë orëve të fundit, forcat e rendit po monitorojnë situatën për shkak të frikës nga atentate terroriste dhe vendimi përfundimtar është për shtyrjen. Vendimi u mor për shkak se pati kërcënime dhe kombëtarja spanjolle është njoftuar gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës, duke u detyruar të kthehet në Madrid.
Kontrollet kanë vazhduar në gjithë Brukselin ku kanë bastionin terroristët e ISIS.





