Arif Vladi simboli i lirisë dhe bashkimit (Video dokumentar)

KMA NEWS /Arif Vladi simboli i lirisë dhe bashkimit

Nga Kujtim VANI

kujtimMjeshtri i Madh Arif Vladi është një nga këngëtarët më brilant shqiptar me përmasa jo vetëm kombëtare por q; kalon edhe kufijtë ballkanik, por që fati i qëlloi të lind jo në kohën e duhur.
Arif Vladi njihet si një nga zërat më unikë të këngës mbarëkombtare, me të cilën janë rritur dhe frymëzuar brezat. Arif Vladi tashmë njihet në mbarë trevat shqiptare si këngëtari i lirisë.

Interpretimet e këngëve patriotike nga Arif Vlani kanë shërbyer si simbol frymëzimi duke ngjallur frymën patriotike dhe luftën për liri për miliona shqiptarë në mbarë botën.

Këngët “O prite prite Azem Galicën”, “Jam Kosova e shqiptarisë” e shumë e shumë të tjera që Arif Vladi i këndoi me pasion, dashuri dhe krenari në mbarë viset shqiptare u bënë kushtrim lirie duke sensibilizuar popullin e Kosovës që të çohej në luftë për të drejtat dhe liritë e tij, duke dhënë shkëndinë e parë me shpërthimin e protestave të viteve 81 kundër zgjedhës serbe të Millosheviçit e duke u konkretizuar me fitoren e luftës çlirimtare të Kosovës në vitin 1999

Këngët e kënduara nga Arif Vladi ishin prologu i lirisë dhe epilogu i dhimbjes së atyre që binin heroikisht në emrin të lirisë dhe Kosovës
Arif Vladi u bë edhe më i shquar gjatë luftës në Kosovë me interpretimet e këngëve patriotike dhe heroike ku padyshim që mund ta quash me të drejt një anëtar të luftës së lavdishme çlirimtare .

arif-vladi 1Kënga e UÇK-së që solli Mjeshtri i Madh gjatë luftës duke e kënduar nëpër sheshet kryesore të trojeve shqiptare i veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shëndrrua menjëherë në himn i luftëtës e lirisë, pasuar nga kënga për njeriun më të shquar të Kosovës heroin legjendar e të pavdekshëm komandant Adem Jashari. Adem-Jashari

Arif Vladi nuk u ndal asnjëhere së kënduari për Kosovën, luftën, luftëtarët dhe heronjtë. Arif Vladi veç shumë vlersieve të larata nga shteti shqiptar është shpallur qytetarë nderi i Komunës së Deçanit, por edhe është dënuar nga shteti serb dhe anashkaluar nga shteti i ri i Kosovës, por gjithësesi gjykaci dhe vlerësuesi më I madh, i drejtë dhe i ndershëm mbetet populli, ai e ka vlersuar me medaljen më të lart, hero dhe ambassador i shpirtit të tij.

Këngët hite të Arif Vladit janë dhe do të mbetën në jetë të jetëve si frymëzuese dhe kushtrimi I lirisë dhe luftës së Kosovës

Arif Vladi është dhe do të mbetet një nga zërat më të çmuara, një legjendë e muzikës shqiptare, këngët e të cilit do të mbeten të pa harruara që do zgjojnë emocione gjeneratë pas gjenerate
Arif Vladi, me këngën e tij epike-historike mbetet i veçantë në artin muzikor shqiptar.
Arif Vladi do të mbetet ambassador nderi i shpirtit të popullit mbarëshqiptar dhe symbol i frymzimit të luftës për liri të Kosovës.

Për më shumë ndiqni dokumentarin më poshtë:

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img