SHQIPTARI NEWS – Është vënë në pranga izraelitit Rafael Genish, pronari i një kompanie “Call Center” në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim kompjuterik. Sot, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për izraelitin, i cili ishte prej kohësh nën vëzhgim nga policia.
Prej pesë vitesh, izraeliti kishte hapur një call-center në Shqipëri përmes të cilit mashtronte më shumë se 2400 persona. Këta të fundit rezultojnë të jenë nga Gjermania, Franca e Italia.
Në momentin që në Shqipëri u përhap lajmi se kishin nisur hetime për FOREX, Genish kishte planifikuar të largohej nga vendi ynë, por u prangos në kohë. Hetimet zbuluan se kanë kontaktuar më shumë se dy milionë qytetarë europianë, 2 mijë prej të cilëve kanë arritur të mashtrohen dhe u janë marrë nga 500 euro e sipër.
Genish dhe 34 punonjësit e tij janë arrestuar ndërsa 22 të tjerë janë ende nën hetim.





