Artan Fuga: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie, jemi duke shkuar në humnerë

GAZETA E LONDRES – Artan Fuga: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie, jemi duke shkuar në humnerë

Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies.

Komentet Fuga i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se një sistem që nuk ka elementët e vetë-korrigjimit, është i destinuar të çojë në dështimin e civilizimit.

Sipas Fugës, në politikë duhet të ketë ndryshim alternativash, të cilat vetëkorrigjojnë njëra-tjetrën.

“Një sistem që nuk ka elementët e vetë-korrigjimit, pra pushteti që ndryshon në raportin pozitë-opozitë. Nëse kjo nuk bëhet, kjo makina që fshin pluhurat, kjo shkon përplaset me kokë te muri. Që do të thotë, ne ose do të kemi një alternativë, ndryshim alternativash, korrigjim të njëra-tjetrës.

Ose nëse politika nuk e luan këtë gjë, ne do shkojmë si civilizim me kokë te muri. Pra do të thotë që ne do të shkojmë në humnerë. Në humnerë si?

Me unitet të popullit rreth partisë, me votime, me debate në parlament, por ngaqë këto nuk korrigjojnë dot për shkaqet që thamë dhe për shkakun që votimi nuk ka të bëjë me korrigjimin që elektorati do i bëjë sistemit, do të thotë që qytetërimi jonë shkon drejt rënies.

Kur do shkojë? Për 10 vite, 15 vite, 20 vite? Këtë nuk e di. Ne jemi në kushtet e rënies së civilizimit të qytetërimit”, tha mes të tjerash.

Me unitet të popullit rreth partisë, me votime, me debate në parlament, por ngaqë këto nuk korrigjojnë dot për shkaqet që thamë dhe për shkakun që votimi nuk ka të bëjë me korrigjimin që elektorati do i bëjë sistemit, do të thotë që qytetërimi jonë shkon drejt rënies.

Kur do shkojë? Për 10 vite, 15 vite, 20 vite? Këtë nuk e di. Ne jemi në kushtet e rënies së civilizimit të qytetërimit”, tha mes të tjerash Fuga.

Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri.

Fuga u shpreh se qeveria tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe është e paatakueshme, teksa për opozitën tha se nuk është më një fenomen politik.

“Për mua, opozita në parlament, e kam fjalën për PD, nuk është fenomen politik. Sot në ato numra që parashikohen të jenë të PD rreth 50, nuk është më fenomen politik.

Dhe të mendosh që për 4 vjet të vazhdosh në këtë mënyrë, që nga ana tjetër krijon një problem të dytë që me këtë mënyrë që kemi ne të qeverisë, e bën atë të paatakueshme.

Tjetër që mund ta atakojë qeverinë është shoqëria civile. Por ne nuk kemi pasi kemi një shoqëri nomade. Forcat me vitalitet kërkojnë të largohen.

Mundësia e tretë është që ta kritikojë vetë grupi i PS, por kjo na kthen në vitet 90. Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit. Administrata nuk ndjen presionin e ligjvënësit, politikës, të një qeverie që e ndodhur në presion do ta hedh ndaj administratës. Me këto numra sistemi i qeverisjes do të degradojë më shumë.

Unë e kam quajtur një shoqëri autokratike. Po a është kjo një autokraci me mbështetje popullore? Po. Kjo është një ndër format më të rënda. Maja e piramidës që merr vendimi, ku nuk ka ndarje pushtetesh. Edhe mediat.

Këta njerëz që votojnë për këtë pushtet, thonë patjetër që e mbështes. Këta njerëz po t’i pyesësh janë të pakënaqur me qeverisjen, ai e shef si sillet një burokrat me të. E shef që me mik merren vendet e punës. Ata që bëjnë sondazhe para zgjedhjeve thonë që ka pakënaqësi të madhe”, tha mes të tjerash Fuga.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img