Autoritetet e Kosovës i dorëzojnë Serbisë trupat e tre terroristëve të Banjës (Banjskës) fshehet i katërti

GAZETA E LONDRES – Autoritetet e Kosovës i dorëzojnë Serbisë trupat e tre terroristëve të Banjës (Banjskës) fshehet i katërti

Autoritetet në Kosovë u kanë dorëzuar familjarëve trupat e 3 serbëve të vrarë gjatë sulmit kundër policisë në Banjë (Banjskë) të Zveçanit.

Pas përfundimit të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, trupat e viktimave janë tërhequr nga familjarët e tyre, shkruajnë mediat e Kosovës.

Nderkohe qe terroristi i katert i vrare nuk eshte pare as ne foto, dhe as dorezimi i trupit te tij nuk eshte bere sot. Mediat shkruajne se ai ka qene truproje e Vulin, shefit aktual te sherbimit sekret serb.

Pra i vrari i katërt që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti terrorist, është Bojan Mijailoviq, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.

Bile ai ka shoqëruar Aleksandër Vulin në një vizitë në Republikën e Kosovës në vitin 2013

Pse nuk u ekspozua trupi i tij dhe fotot të cilat as në ceremoninë mortore të organizuar nga autoritetet serbe nuk u panë veç tre terroristve të tjerë. Pra pyetja që shtrohet është, se pse fshihet personi i katërt, i cili dyshpohet të paktësn sipas mediave se është truproja i shefit të Shërbimit Sekret të Serbis Aleskander Vulin.

Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Sulmi terrorist u dënua fuqishëm nga SHBA, BE dhe vendet e rajonit, ndërsa autoritetet në Kosovë janë zotuar se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

Serbia mohoi të ketë gisht në organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, por autoritetet e shpallën të mërkurën zi kombëtare për të nderuar 3 terroristët e vrarë nga policia e Kosovës.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img