Banorët e Astirit paralajmërojnë Ramën: Të enjten na prit në Parlament

KMA NEWS / Banorët e Astirit paralajmërojnë Ramën: Të enjten na prit në Parlament

“Ne do të marrim masat tona dhe të enjten Edi Rama do ta kuptojë se kush janë shqiptarët përpara Parlamentit të votave të vjedhura”. Kjo ishte deklarata e njërit prej banorëve të Astirit, të cilët kanë dalë edhe sot në ditën e 105 të protestës së tyre kundër vijimit të projektit tek Unaza e Re, pasi për ta ky është një projekt korruptiv duke sjellë edhe shembjen e dhjetëra banesave .

“Helmoi në protestën e djeshme qytetarët me gaz helmues, policia dhunoi qytetarët të cilët shtrohen nëpër komisariate dhe zyra duke pirë birra dhe Wisky. Ne nuk kemi vetëm mbështetje politike por kemi mbështetje mbarëkombëtare, por nuk kemi mbështetjen e këtyre hajdutëve. Ju na sulmoni me bomba të blera në Serbi por hajde në Unazën e Re dhe shikojeni po ua mbajti”, tha njëri nga banorët.

Ata kanë akuzuar Kryeministrin Edi Rama se me anti-mitingun në Vlorë ai tentoi ti përçante shqiptarët duke dhënë mesazhin e diferentizmit Jug-Veri, por sipas tyre, shqiptarët janë jug-veri janë një dhe askush nuk mund t’i ndajë dhe përçajë.

“Ditën e enjte ne do të vijmë në Parlament dhe do t’ju hedhim në koshin e plehrave. Ty të erdhi keq për një kërpurdhën që prishën protestuesit dje, por nuk të vjen aspak keq për dy mijë banorë që po tenton t’i nxjerrësh në mes të katër rrugëve”,– tha një protestuese.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img