Basha dhe aleatët takim me ambasadorët e vendeve të BE-së

SHQIPTARI NEWS – Një ditë pas protestës të zhvilluar dje në Bulervardin kryesor të Tiranës për shembjen e Teatrit komtar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët do të zhvillojnë një takim me ambasadorët e vendeve të BE, ku një pjesë e diskutimit do të jetë dhe për Reformën Zgjedhore.

Një ditë më parë Partia Demokratike dhe aleatët mbështetën protestën e thirrur nga AMT. Basha pas protestës premtoi se do t’i qëndrojë kontratës që ka bërë me AMT-në dhe kur të vijë në pushtet do të ndërtojë Teatrin Kombëtar siç ishte.

Gjithashtu, ky takim vjen pas mospjesëmarrjes së djeshme të opozitës në tryezën për Reformën Zgjedhore që është pagëzuar dhe me emrin Këshillit Politik.

 Reforma Zgjedhore është 1 nga 15 kushtet nga BE dhe i vetmi kusht ku opozita ka rol të drejtpërdrejtë ndërkohë që Soreca ka inkurajuar vazhdimisht palët për dialog dhe pjesëmarrje.

Por ndërkohë prej të dielës situata në vend është tensionuar me shembjen e Teatrit teksa pas këtij vendimi Basha ka paralajmëruar rikthim në protesta, rezistencë mbarëkombëtare si dhe mbështetje të plotë ndaj protestave të Teatrit të cilat nisën nga dje dhe do të vijojnë nesër e në vijim.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img