GAZETA E LONDRËS – Basha do bëhet kryeministër edhe pse nuk dua unë
Nga Kujtim Vani, Londër
Ndjek me shumë vëmendje dhe interes të gjitha zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Kosovë, gjithashtu edhe ndihmesën dhe pengesat e nërkombëtarve.
Veç arrestimeve gjoja të bujshme në krahun e pushtetit nga ana e SPAK-ut, të cilat të ngjajnë me atë kriminelin që kishte vrarë gjysmën e fshatit dhe u dënua pas 10 vjetësh sepse kishte vjedhur pulën e komshiut.
Ajo që bëri bujë ishte arrestimi i Gjushit të Durrësit, nënë akuzën se kishte dhënë një leje për shtesë pallati para 10 vitesh, mbi një pallat të ndërtuar pa leje dhe për një mikro tender, pasi për tenderat ku ka probleme dhe ndërtimet e tjera pa leje, ku janë me miliona euro jo lek, si dhe vjedhjen e votave e bashkëpunimi me bandat kriminale, as që nuk bëhet fjalë të hetohen, se për ato nuk del nga burgu deri ditën e lamtumirës nga kjo botë!
Ndërkohë për të zbehur sado pak arrestimin e Dakos, të ashtuquajturit demokrat pa pikë demokracie hedhin në treg shashkën tymuese se mbështetësit e Bashës, paskan terrorizuar Sekretarin e përgjithshëm të PD- së dhe puntorin e Foltores, zotni Gazmend Bardhin dhe grupin e madh të mbështetësve tij që përbëhej prej rreth 3-4 deputetëve.
Nuk po diskutoj për mënyrën se si u kërcënua dhe u vu nënë trysni Bardhi, “se ky sulm ja kaloj sulmit të Berishës më 8 Janar”, kështu na del të paktën sipas dëshmive të Bardhit me shokë!
Por ajo që ka vend për diskutim është sesi, grupi parlamentar i PD e zgjodhi Gaz Bardhin, kryetarë të grupit parlamentar, kur dihej se ai ishte kali i trojes brenda PD-së, në shërbim të padronit të tij të vjetër në moshë e karierë. Kjo e vertetuar në Vaun e Dejes në zgjedhjet e 14 Majit! Besoj nuk ka nevojë për komet, veç komenteve të budallenjëve.
Harron Bardhi se partitë politike duhen dhe maten vetëm në beteja zgjedhore. Atëherë pse e tradhëton partinë tënde në kohën kur është dita më e rëndësishme e saj?!
Bardhi me grupin e tij bënë të njëjtën gjë që bënë Basha dhe Monika me urdhër të Berishës dhe Metës, kur u larguan nga kuvendi, veçse Bardhi me urdhërin e personave të njëjtë u largua nga mbledhja e kryesisë së PD- së. Sakrificë e madhe kjo apo jo?!
Vazhdojmë më tutje;
Pse të kthehet Berisha dhe jo Basha?!
Ku ta kapim e ku ta lejmë?
Nga mosha?
Berisha është afërsisht gjyshi i Bashës.
Nga mbështetja e faktorit ndërkombëtar?
Njëri “Non grada” tjetri pro perëndimorë!
Nga drejtimi i Partisë?
Basha ka drejtuar vetëm një fushatë elektorale dhe e fitoj ballë për ballë me Edi Ramën, kur u bë edhe kryetar i bashkisë Tiranë.
Çudia më e madhe është, kur thonë se fitoren ja dha Ristani, se deformoj votën e tiranasve! Po mirë se Ristani me Berishën vodhën 100 vota, po 21 900 vota të tjera apo 60 Mijë që mori velija më shumë, pse nuk themi se i fitoj Basha?!
Jam dakord se anëtarët e thjeshtë të partisë një pjesë duhet ta besojnë se partinë e drejtoj Basha që nga viti 2013 dhe humbi të gjitha betejat, por politikanët e lartë të PD-së, anëtarët e kryesisë dhe deputetët, përveç sharlatanëve dhe mashtruesve e dinë se partinë e drejtonte lideri i tyre historik Sali Berisha me emrin e Bashës.
Ajo që dua të them dhe jam i bindur, sipas rrethanave dhe çfar diskutohet nëpër sallonet ndërkomëtare, Lulzim Basha do të jetë kandidati i vetëm sfidues për kryeministër përballë Edi Ramës në zgjedhjet e 2025. Dhe nëse PD nuk do të jetë e përçarë, Lulzim Basha do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.
Unë nuk kam ndonjë simpati për Bashën dhe nuk kam dëshirë që ai të bëhet Kryeministër, pasi dëzhiroj një figurë të re. Por nuk kam ç’ti bëj realitetit, do bëhet edhe pse nuk dua unë!





