KMA NEWS / Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar protestën që zhvilloi opozita gjatë ditës së sotme, ku u bllokua për 1 ore trafiku në 5 akse kryesore të vendit, si dhe takimin që zhvilloi në selinë e PD me ambasadorin amerikan, Donald Lu. Duke folur nga çadra e protestës, Lulëzim Basha tha se do t’i shkojnë deri në fund kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa u shpreh se opozitës nuk i mungon vullneti për ta zgjidhur me dialog krizën.





